LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Maqedonia nxjerr zbuluar qeverinë shqiptare, mori borxh me 4.7%

Maqedonia nxjerr zbuluar qeverinë shqiptare, mori borxh me 4.7%

Qeveria e Maqedonisë mori 270 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare me një interes gati 1% më të ulët se sa Shqipëria.

Ministria maqedonase e Financave njoftoi se interesi mesatar për eurobondin 270 milionë euro rezultoi 4.875%, kur vetëm një muaj më parë qeveria shqiptare e siguroi borxhin me interes 5.75%.

Sipas Agjencisë Mina, shuma e borxhit që investitorët kanë ofruar për të kredituar qeverinë maqedonase ka qenë dy herë më e lartë nga kërkesa, çka tregon likuiditetin e tepërt në tregjet ndërkombëtare.

Qeveria Shqiptare e trumbetoi si sukses emetimin e eurobondit me interes 5.75%, por fqinjët tanë kanë arritur ta sigurojnë borxhin me një kosto gati 20% më të ulët.

Borxhi shqiptar vazhdon të rritet

Në fund të tremujorit të tretë borxhi publik shënoi një rekord të ri historik. Të dhënat zyrtare nga Ministria e financave tregojnë se në fund të shtatorit borxhi i qeverisë shqiptare arriti në 1 trilionë e 62 miliardë lekë ose mbi 7.5 miliardë euro.

Në raport me prodhimin kombëtar, borxhi publik i Shqipërisë arriti në fund të nëntëmujorit kuotën 73.7%. Sipas të dhënave vetëm përgjatë këtij viti, shifra e borxhit është rritur me 3.5% të PBB-së, ndërsa krahasuar me vitin 2013 ajo borxhi është zgjeruar me mbi 8%.

Rritja e dobët ekonomike por edhe borxhet e larta të marrë nga qeveria kanë bërë që detyrimet e Shqipërisë të rriten me ritme të shpejta duke e rikthyer vendin gati dy dekada mbrapsh për nga niveli i borxhit.

Qeveria ka paraqitur një buxhet të shtrënguar për vitin 2016, i cili sipas saj do të mundësojë uljen e borxhit në 70.9% të Prodhimit Kombëtar, por ky tregues është i mbështetur në një rritje optimiste ekonomike prej 3.4%, çka duket e vështirë.

Loading...
More in Ekonomi, Kryesore
Ai momenti kur të sulmojnë PD dhe LSI bashkë

Close