Home . Politike . Marrëveshja/ Rama-Basha takohen sërish

Marrëveshja/ Rama-Basha takohen sërish

Kur kanë kaluar pak orë nga arritja e marrëveshjes, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë nisur sërish një takim, këtë herë në ambientet e Pallatit të Kongreseve, për zbardhjen e pikave të marrëveshjes së arritur një natë më parë.

Rama dhe Basha shoqërohen në këtë takim edhe nga stafet respektive teknike me qëllim materializimin e pikave të marrëveshjes. Rama dhe Basha pranuan në mesnatë paketën “McAllister plus” me 20 pika, ndërsa ajo që mbetet është konkretizimi i këtyre pikave nga ku do të vendoset edhe data e re e zgjedhjeve, pasi 18 qershori duket tashmë një pistë e rënë.

Takimin e konfirmoi edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu, gjatë një interviste për Report Tv.

“Është zbardhja e atij diskutimi shumë të gjatë të arritur dje, pas tryezës dhe takimit kokë më kokë. Besoj se kanë edhe stafin teknik me vete. Do të zbardhet marrëveshja dhe besoj se do të bëhet e implementueshme”, u shpreh Mediu.

Mos humbisni:
Shpërthen Armelae BB-ës: E kalova të gjithën në heshtje, por nuk mban më ujë pilafi!

Close