Home . Aktualitet . Marrëveshja/ Tahiri: Më 25 Qershor votojmë PS për të bërë shtet dhe i themi “Jo” rrënimit

Marrëveshja/ Tahiri: Më 25 Qershor votojmë PS për të bërë shtet dhe i themi “Jo” rrënimit

Pak orë pas arritjes së marrëveshjes Rama- Basha, Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri u shpreh se kjo marrëveshje ishte e duhura për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Teksa po fliste përballë votuesve të rinj tek “Piramida”, shumë pranë çadrës së PD, Tahiri u bëri thirrje qytetarëve të votojnë PS nëse duan që të kenë shtet, ose do zgjedhin të kthehen tek rrënimi i shtetit.

Fjala e Kryetarit të PS Tiranë Saimir Tahiri gjatë hapjes së fushatës:
Do fitojmë si kurrë më parë falë jush dhe skuadrës sonë të Tiranës, çdo deputeti dhe deputeteje, çdo socialisti dhe socialisteje. Falë jush dhe qytetarëve të Tiranës, jo më 18 por më datë 25 do kemi fitoren më të madhe si kurrë më parë.
Miqtë e mi,
Shumë pikëpyetje kishte gjatë kësaj kohe çfarë do ndodhë, çfarë do bëhet. Kur do votohet? Do ketë zgjedhje, s’do ketë zgjedhje? Kush do shkojë në zgjedhje? Sot gjërat janë më të qarta. Dhe sot është një gjë e qartë: ka fituar Shqipëria dhe kanë fituar shqiptarët.
Atë një javë, nga data 18 deri në datë 25, kemi një fitore më të madhe. Dhe kjo është beteja e shqiptarëve në 25 vjet për të pasur më në fund drejtësi. Për të pasur më në fund drejtësi! Në qoftë se ti je qytetari në çdo cep të Shqipërisë apo Tiranës që ke vuajtur dyerve të gjykatave për të marrë drejtësinë tënde. Dije se brenda datës 25 ky parlament do të votojë Vetting-un për të hequr gjykatësit e korruptuar. Në qoftë se ti je qytetari që nuk ke marrë dot pronën tënde, në qoftë se je qytetari që ke paguar para për të marrë drejtësi, në qoftë se je qytetari që dikush me muskuj apo para të ka marrë të drejtën tënde, në qoftë se je qytetari që nuk ke pasur kurrë drejtësi, në qoftë se je qytetari që ke kërkuar për 25 vjet të jetë Shqipëria e drejtë, brenda datës 25 ta dish se qeveria e Partisë Socialiste, Kryeministri ynë dhe ky parlament brenda këtij mandati votuan reformën në drejtësi.
Beteja jonë për më shumë drejtësi, ishte beteja më e drejtë, ishte angazhimi ynë më i madh. Beteja jonë për reformën në drejtësi ishte angazhimi themelor. Beteja jonë për reformën në drejtësi ishte për çdo shqiptar pavarësisht  partisë. Beteja jonë për reformën në drejtësi ishte beteja më e madhe për t’i dhënë njëherë e mirë fund kapitullit 25 vjeçar me gjyqtarë të korruptuar, me prokurorë të korruptuar. Me këdo që ishte gati t’i kafshonte të drejtën qytetarit: kur s’kishte para, kur s’kishte mikun, kur s’kishte muskuj. Beteja jonë për drejtësi miqtë tanë u fituar. Dhe sot ne socialistët shqiptar duhet të jemi krenar sepse kjo qeveri dhe kjo mazhorancë fitojë betejën me gjyqtarët e korruptuar. Dhe kjo është fitorja jonë më e madhe. Kjo është fitorja e Shqipërisë dhe kjo është fitorja e Shqiptarëve. Megjithatë në këto katër vite kemi bërë shumë gjëra bashkë, ndaj sot është momenti të falënderoj secilin prej jush, çdo anëtar të PS-së, çdo të ri dhe të re të FRESSH-it, çdo grua të forumit të gruas dhe mbi të gjitha të falënderojmë të gjithë bashkë, çdo qytetar për besimin që na ka dhënë në katër vite. Çdo qytetar për besimin që na ka dhënë në këto 4 vite, te ju, te qeveria jonë dhe te Kryeministri Edi Rama. 
Gjithashtu dua të falënderojë të gjithë kolegët e mi, të gjithë deputetët e Tiranës që për katër vite i shërbyen qytetarëve dhe që sot nuk janë më deputete, ndaj një duartrokitje për të gjithë ata. Dhe dua t’i jap mirëseardhjen çdo të reje dhe çdo të riu, çdo burri dhe gruaje që sot përfaqëson ekipin e Partisë Socialiste në Tiranë, në qarkun e Tiranës, ndaj një duartrokitje për të gjithë ata. Nga Kamza, Dajti, Krraba, Kavaja, Rrogozhina , Vora, nga Ali Demi, 21 dhjetori, Kombinati, Tirana e Re, gjithë Tirana sot, i gjithë qarku i Tiranës përfaqësohet nga të rinj dhe të reja, burra dhe gra që na bëjnë nder dhe do t’i shërbejnë qytetarëve në çdo cep të Tiranës. Kemi bërë shumë gjatë këtyre katër viteve. Nuk dua ti përmend me radhë, por kemi bërë shumë. Ashtu siç kemi shumë për të humbur në qoftë se kthehemi pas. Në qoftë se ti sot, je qytetari që se ke marrë ende legalizimin, dije që në datën 25 do vendosësh dhe do votosh për të legalizuar shtëpinë tënde, ndaj voto Partinë Socialiste sepse katër vitet e ardhshme do mbyllim gjithë legalizimet në Shqipëri.
Në qoftë se ti sot je një e re apo një i ri që kërkon një punë, në datë 25 do votosh nëse punën do e marrësh sipas meritës apo jo, ndaj voto në 25 PS, në çdo cep të Tiranës dhe kështu mund të hapen rrugë që sipas meritës të kenë punësim siç duhet.
Në qoftë se ti sot je një gjimnazist apo një gjimnaziste dhe duhet të vendosësh për shkollën e lartë, në datë 25 ti do vendosësh nëse do kemi një sistem arsimor siç duhet apo do kthehemi pas te kioskat e arsimit që prodhonin diploma-letër. ndaj në datë 25 voto PS, për arsimin që duam!
Në qoftë se ti sot je një qytetar që ke vuajtur historikisht mungesën e shtetit, ke vuajtur historikisht rrënimin e institucioneve, në qoftë se ti sot je shqiptar i zakonshëm që ke kërkuar Shqipëria të të përfaqësojë siç duhet, të kesh dinjitet si qytetar në Shqipëri dhe në botë, duke pasur një shtet të fortë ku të të vlejë pasaporta, në datë 25 voto PS, sepse në datë 25 e ndajmë bashkë, o shkojmë për shtetin që duam, o shkojmë te rrënimi i shtetit që kishim.
Në qoftë se ti sot je një qytetar që do të jetosh me dinjitet, të kesh  një ekonomi të mirë familjare, të kesh të ardhme për fëmijët e tu të garantuar, në datë 25 do votosh për PS që të kemi ekonomi më të mirë, sesa rrënimin ekonomik dhe varfërinë që kishim.
Prandaj miqtë e mi, kanë ngelur dhe pak ditë deri në datë 25. Është një sprint i shkurtër për të fituar një garë të madhe kundër politikës së vjetër të 25 viteve të shkuara, kundër politikanëve që kanë mbajtur peng këtë vend për 25 vitet e shkuara. Në datë 25 vendosim bashkë dhe votojmë bashkë për Shqipërinë që duam! Në datë 25 vendosim bashkë dhe votojmë bashkë për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë. Në datë 25 vendosim dhe votojmë bashkë për Shqipërinë që duam, me PS, me Kryeministrin e djeshëm dhe Kryeministrin e nesërm, Edi Ramën!
Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
O ba, po tani çfarë të bëj?!

Close