LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Masa e sigurisë, Redjan Rraja tregon para gjykatës: Ja ku kam qenë në momentin e atentatit…ngjarjen e mësova nga mediat

Masa e sigurisë, Redjan Rraja tregon para gjykatës: Ja ku kam qenë në momentin e atentatit…ngjarjen e mësova nga mediat

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg Redjan Rrajan, si i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja.

Në orën 14:00 në Gjykatën për Krime të Rënda ka nisur seanca gjyqësore me dyer te mbyllura. Rraja ka mohuar akuzat para gjykatës, duke thënë se ngjarjen e mësoi nga mediat. Ai tha se nuk e njeh prokurorin apo dy personat e tjerë që ishin në makinë.

“Ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndaj Rrajës rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Kujtojmë se Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi po tentonte të largohej drejt Malit të Zi.

Shenjat e gishtërinjve të tij përputheshin me ato që u gjetën në automjetin e atentatorëve.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Raporti i Bankës Botërore: Korrupsioni u zgjerua! Shqipëria shumë më keq se 6 vite më parë

Close