LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Masakra në malin e Tomorrit”/ Ankesa e gazetares: Mirë e tha e mirë e bëri ministri, po me qindra guroret anekënd vendit ç’do bëhet?!

“Masakra në malin e Tomorrit”/ Ankesa e gazetares: Mirë e tha e mirë e bëri ministri, po me qindra guroret anekënd vendit ç’do bëhet?!

Statusi i gazetares Beti Njuma në FB:

“Të pastrojmë Shqipërinë që duam”

Me këtë moto ministri Klosi u deklaroi luftë guroreve që shkelin lejet mjedisore sipas atij që qenkësh shpallur aksion 6- mujor ku nuk do të tolerohet më asnjë biznes që shkel ligjet në fuqi.

Mirë e tha e mirë e bëri ministri që gjobiti dhe pezulloi 12 gurore që ushtronin aktivitetin për shfrytëzimin e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Po hallin e kam gjetkë. Çfarë do të bëhet me ato qindra gurore anekënd vendit që për përfitime marramendëse individësh kanë gërryer të katër anët e Shqipërisë.

Foto që kam shkrepur, realizuar pak ditë më parë në hyrje të Shkodrës është dëshmia më e dukshme e batërdisë dhe shkatërrimit mjedisor me guroret.

Kjo është një gurore mu në hyrje të qytetit që shëmton panoramën, shëmton qytetin dhe ka shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme natyrën.

Një peizazh të tillë ma kanë zënë sytë edhe në Krujë, edhe në Bovillë, edhe gjithkund ku etja për para është më e madhe se çdo arsye apo ndjenjë për të bukurën dhe natyrën që s’ka gojë të ankohet.

Mjaft me babëzi. Mjaft me shkatërrimin që po i bëhet natyrës mu para syve indiferentë të atyre që ditën liçensojnë e natën vajtojnë barbarinë ndaj pasurisë së përbashkët natyrore.
Shkelin ose jo ligjin këto gurore duhen mbyllur që të gjitha./Zathur.net

 

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Qytetari Digjital, Rekomanduar
Top Story, kush pasurohet nga nëntoka e Bulqizës?

Close