LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Mblidhet shtabi i Emergjencave Civile, ky është numri i pallateve të dëmtuara në Tiranë

Mblidhet shtabi i Emergjencave Civile, ky është numri i pallateve të dëmtuara në Tiranë

24 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, është mbledhur shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës.

Mbledhja, e cila po zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak, po drejtohet nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili kërkoi fillimisht një raportim për situatën.

Veliaj u shpreh se nëse do të ketë nevojë për strehim më të gjatë, atëherë të përdoren konviktet. “Të pastrohet një nga konviktet në Qytetin Studenti, të bëhet gati dhe ta kemi si plan rezervë”, tha Veliaj.

Në mbledhje u raportua gjithashtu se në totalë në kryeqytet janë dëmtuar pjesërisht 420 banesa, nga të cilat 63 pallate me dëmtime të ndryshme. Po ashtu janë dëmtuar edhe 4 objekte arsimore, që kanë pësuar çarje muresh e dëmtime të tjera.

Ndërkohë, në orën 18:00 pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për miratimin e një fondi emergjence për banorët e prekur nga tërmeti.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close