LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Mbyllet në paqe Tirana-Vllaznia
tir.vs.vllz

Mbyllet në paqe Tirana-Vllaznia

Tirana dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë sesa një rezultat pa gola në sfidën e parë të javës së 12-të të luajtur në “Selman Stërmasin” e zbrazët për shkak të dënimit dhënë kryeqytetasve nga Komisioni i Disiplinës.

Një sfidë e cila sheh dy skuadrat të ndalen nga shtyllat, duke bërë që të marrin secila nga një pikë, pikë që u shkon më shumë për shtat shkodranëve.

Momentin e parë të mirë për shënim e kanë miqtë nga Shkodra me brazilianin Hygor që ndalet nga traversa e Likës në minutën e 21-të, ndërsa bardheblutë kundërpërgjigjen me Bathën, i cili detyron Sherrin të bëjë një pritje spektakolare tre minuta më pas, me gardianin e Vllaznisë që e devijon topin mbi tra pas ekzkutimit të mirë të goditjes së dënimit nga mesfushori i Tiranës.

Në pjesën e dytë janë vendësit të pafat,kur Majkëll godet në shtyllë në të 53-ën, ndërsa Ilion Lika ndal një kundërsulm të rrezikshëm të Vllaznisë,duke pritur finalizimin e Shtubinës.

Në kohën shtesë, Malota i mohon një gol të sigurt Tiranës.Dunga arrin të devijojë drejt kuadratit,por pa forcë, ndërsa mbrojtësi lezhjan e largon topin përpara se t’i afrohet vijës fatale. Përfundimisht 0-0, Tirana ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Vllaznia arrin Laçin në vendin e gjashtë në kuotën e 16 pikëve.

Loading...
More in Aktualitet, Sport
PS e hapur për çdo propozim përfshirë edhe ndryshimin e sistemit

Close