LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Më në fund policia shoqëron shkaktarin e bllokimit të rrugës Klevis Balliu, por jo organizatorin Lulzim Basha (Video)

Më në fund policia shoqëron shkaktarin e bllokimit të rrugës Klevis Balliu, por jo organizatorin Lulzim Basha (Video)

Lulzim Basha me të mbërritur te ‘Astiri’ u ka dalë përpara makinave duke bllokuar rrugën. Një veprim i tillë ka gjetur edhe mbështetjen e banorëve të cilët e kanë përshëndetur me fishkëllima dhe brohoritje në kor “Basha, Basha”, por çuditrish policia nuk e ndaloi si organizatorin kryesor të bllokimit të rrugës dhe i veprimeve të protestuesve. Lulzim Basha nuk ka asnjë imunitet ligjor përveçse drejtues i një parti politike opozitare, ndaj nuk kuptohet se përse tolerohet nga ligji veprimi i një personi si puna e tij, kur të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Ishte ai që hodhi hapin e parë duke tërhequr protestuesit që të bllokojnë rrugën tek zona e Astirit.

Policia ka shoqëruar vetëm ish deputetin e PD Klevis Balliun dhe 4 nga pjesmarrësit në këtë protestë. Kujtojmë se me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, ky kod parashikon dënime deri në heqjen e lirisë për këdo që bllokon qarkullimin rrugor. /Ekskluzive.al

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Besim Hajdarmataj del të hënën para Vettingut: Ja superpasuria që duhet të justifikojë!

Close