LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Më thuaj çfarë muaji ke lindur të të them çfarë sëmundjesh ke!

Më thuaj çfarë muaji ke lindur të të them çfarë sëmundjesh ke!

Dita në të cilën kemi lindur mund të ndikojë në shëndetin tonë. Kjo gjë konfirmohet nga një studim amerikan i Columbia University i publikuar në revistën shkencore “Journal of American Medical Informatics Association”.

Sipas studimit, të zhvilluar te pacientët e një spitali në New York, ekziston një lidhje domethënëse mes muajit të lindjes së një pacienti dhe sëmundjeve nga të cilat vuan.

U zbulua se të lindurit në muajin janar dhe në mars, duhet të tregojnë shumë kujdes ndaj sëmundjeve të zemrës. Ata që kanë lindur në shkurt rrezikojnë bronkit dhe sëmundje në mushkëri.

Të lindurit në muajin prill, rrezikojnë të sëmuren nga angina pectoris. Angina pectoris është një term mjekësor për dhimbje në gjoks, apo probleme që lidhen me sëmundje koronare të zemrës.

Më me fat duket se janë të lindurit në maj dhe gusht, të cilët nuk rrezikojnë nga ndonjë sëmundje në veçanti.

Të lindurit në muajin qershor duhet të bëjnë kujdes ndaj koronareve, ndërsa të lindurit në korrik mund të kenë probleme me astmën.

Ndërsa të shtatorit mund të kenë probleme me të vjellat dhe të përzierat. Për të lindurit në tetor, është zbuluar se mund të preken nga sëmundjet në mushkëri dhe virozat.

Për të lindurit në nëntor, thuhet se rrezikojnë nga aritmia dhe problemet kardiake. Të lindurit e dhjetorit, mundë të vuajnë nga trauma për shkak të brishtësisë së venave të tyre.

Natyrisht një stil jete i shëndetshëm, një regjim ushqimor i ekuilibruar dhe aktiviteti fizik mund të ndihmojë për të reduktuar këto rreziqe.

Loading...
More in Shendeti
Grerëza braziliane, një ilaç kundër kancerit

Close