LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Media gjiriz… ku vjellin të helmuarit e çorbës së prishur nga krimi!

Media gjiriz… ku vjellin të helmuarit e çorbës së prishur nga krimi!

Nga Anri Bala

Fatkeqësisht jetojmë në një sistem, ku teknologjia nuk përdoret vetëm për informim, por krejt anasjelltas! Me guximin e të marrit, disa sharlatanë, duke e kthyer të drejtën e informimit në pronë private, na kanë hedhur rrokopujë dhe na kanë rreshtuar në vende të botës së 3-të, ku media “e paqytetëruar”, mund të marrë guximin e të shfaq, ndonjë kronikë ku Shqipëria fiton kampionatin botëror 10-1 kundër ish-kampionëve, Gjermanisë. Mos u çudisni aspak… njësoj si kronikat e Koresë së Veriut!

Grupi ynë mediatik “i paqytetëruar”, është kthyer si një Ministri Mendimi, ku brenda saj, mund të gjesh gjithëfarëlloj shkencëtari, mjafton të ndezësh një ekran televizori apo të shfletosh ndonjë faqe gazete. Shkencëtarë gjen me bollëk, të të gjitha fushave e ngjyrave, që nga “abstraktët”, që nuk dihet se sa vite u janë dashur vetëm për t’i mësuar emrin… e deri tek më të pagdhendurit “pulitikanë”, që dhunësisht, me dorën në kuletën e fryrë me paratë e krimit… të detyrojnë t’i dëgjosh.

Natyrisht t’i dëgjosh rastësisht dhe padëshirë, sepse nëse nuk flet gjuhë tjetër veç gjuhës shqipe… nuk ke si shpëton! Të zë frika të hapësh një ekran apo një gazetë print ose online, pasi këta shkencëtarë, kanë një dhunti të shkëlqyer të “toçiten nga një enë në tjetrën”, nga një ekran në tjetrin, nga një faqe tek një tjetër! Vetëm duke u shkrirë me njëri tjetrin, mbrohen dhe çlirojnë ankthet, se mos janë pikasur nga Kontrolli i Lartë i Mendimit!

Ndaj, në çdo orë e minutë të ditës, do të të shfaqen fytyra nga më të urryera në këtë vend! Kurrizthyer nga thesi i gënjeshtrave që mbajnë çdo ditë mbi shpinë, me të cilat tentojnë të mbrojnë veten, miqtë dhe bashkëpuntorët e tyre… në krim… duke na gjykuar si qënie të ardhur nga bota e shurdhërisë dhe e verbërisë.

Në fakt, është kjo lukuni e çoroditur, që as dëgjon dhe as ka dëgjuar, as shikon dhe as ka për të parë, e kjo është arsyeja që nuk e kuptojnë, se po flasin me njerëz me mend “në kokë”, e që nuk e hanë lugën e çorbës së tyre të helmuar, vetëm pse u serviret nga dora e atyre që e kanë “gëlltitur” thellë… nga makutëria. A i shikoni si gufohen e trimërohen të vetëdiplomuarit anal-ist, opinionist e oligarkët e vërtetë… pronar mediash?!

Grupi i “guximtarëve” të deformimit, prostituojnë çdo ditë në sy të shqiptarëve, vetëm se xhepi i mbushur me para “zift të zeza” nga tutorët e tyre politikanë, ua jep sigurinë e mbrojties… prej policisë së mendimit. Nuk e di se çfarë djerse dhe mundi ka derdhur një anal-ist, për të jetuar në luks, vetëm pse thur ditë e natë vjersha për partinë dhe shkruan me aq mllef dhe pasion hajmalit si djalli, për të damkosur Shqipërinë?!

Ndoshta, ngaqë hanë atë që nuk hahet, e meritojnë hamsat e lumtur të shpërblehen, sepse shkalla e vështirësisë është shumë e lartë. Shumë prej tyre nxitojnë, por të mos nxitohen, se nuk j’ua merr njeri ushqimin e tyre të preferuar, përveçse ndonjë qen, sepse tryeza e tyre shtron vetëm “gjellë qensh”.

I keni parë çdo ditë e çdo natë të njëjtët surretër, të njëjtët të paditur, që injorancën e tyre kërkojnë ta konfirmojnë tek ju dhe tu a shesin si mençuri, ndërsa të zezat prej mortjes që e kishte pllakosur vendin, na e ofrojnë si kohët e lumtura… që i paskërkishim humbur.

Nuk ka lindur, e nuk do të lind kurrë nevoja për t’ia numëruar të zezat që na kanë bërë, duke bashkëpunuar me krimin më të rëndë njerëzor, krimin politik, sepse ne nuk harrojmë… jemi vigjilent. Ne nuk harrojmë, se si “zarë gazetari”, na fyen duke u munduar të na bind, se e drejta dhe e ndershmja, është ashtu siç thotë tutori i tij politikan, që i ka duart e lyera me gjak dhe fytyrën me vula të hajdutërisë!

Nuk duhet të heshtim, kur gjirizet me tabelën “media”, shqyejnë dyert për të hyrë në strofkullën e tyre, ky takëm njerëzish, që pa i’u dridhur zëri dhe skuqur fytyra për ato që kanë bërë, të na kërcënojnë. Shumë nga ata me të drejtë mendojnë se janë në halen e tyre, që paguajnë çdo ditë për të vjellë e ndotur vendin, me helmin e çorbës së prishur që kanë gëlltitur, por harrojnë se do vijë ora, që do i vihet kapaku gjirizit dhe do mbyten nga e vjellura e tyre.

Ka ardhur koha që të keni kujdes edhe ju “zarë gazetar”, se duke mos pasur ku të vjellin dashnorët tuaj, për të shpëtuar veten, mund tu vjellin ju në gojë dhe atëherë mund të ndodh më e keqja për ju dhe më e mira për njerëzit me mend “në kokë”: Do mbyteni  nga era e rëndë e “çorbës së prishur”!

Ndaj nëse do të bëhet ndonjëherë drejtësi, të jeni të bindur se nuk keni as një imunitet, e ajo do të “gërrmoi” edhe në “thesin” e milionave tuaja dhe pagatorëve tuaj, që natyrisht nuk ka shqiptarë që nuk e di se sa dhe si i  keni fituar me biznesin e shpifjes, shantazhit, diversionit  dhe gjobvënies, të radhitur si skalion i ushtrisë së së keqes, duke përdorur misionin fisnik të pushtetit të katër, gazetarinë, si strehë për  “paprekshmërinë”!/Tellalli.al

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Turp! Gazeta Panorama përdor imazhin e aktorit të famshëm për t’i bërë katharsis figurës së Presidentit dhe Kryepeshkopit Janullatos

Close