LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Media japoneze “The Japan Times”: Shqipëria dhe potenciali ekonomik i saj për investitorët e huaj

Media japoneze “The Japan Times”: Shqipëria dhe potenciali ekonomik i saj për investitorët e huaj

Vitet e fundit shteti japonez ka treguar një interes gjithnjë e në rritje ndaj Shqipërisë. Pas çeljes së Ambasadës së Japonisë në Tiranë, e cila shënon edhe një nga momentet kyçe të intensifikimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, e përditshmja japoneze, “The Japan Times”, botoi një artikull kushtuar Shqipërisë me rastin e Ditës së Flamurit.

Artikulli i shkruar nga ambasadori ynë në Japoni, Gjergji Teneqexhiu, në plan të parë ka si qëllim informimin e lexuesit mbi rrjedhën e ngjarjeve historiko – politike që kanë shoqërua Shqipërinë deri në shpalljen e Pavarësisë.

Në një plan të dytë, shkrimi fokusohet në të tashmen e Shqipërisë duke bërë një përshkrim të potencialit ekonomik dhe legjislacionit miqësor që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, dhe natyrisht pa harruar të përmenden këtu, bukuritë e natyrës shqiptare të cilat gjithnjë e më shumë tërheqin turistë nga e gjithë bota.

Gjithashtu, në shkrim janë përmendur edhe zhvillimet më të fundit dhe arritjet e përbashkëta mes dy vendeve tona, ku theksohen veçanërisht, vizita në Shqipëri e Ministrit Kishi gjatë së cilës ai shprehu interesin e Japonisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në këtë drejtim si dhe ceremoninë zyrtare e çeljes së ambasadës japoneze në Tiranë.

Shkrimi i cili synon promovimin e Shqipërisë jo vetëm nga pikëpamja kulturore dhe turistike, por edhe nga ajo ekonomike, u mirëprit nga lexuesit japonezë.

Nga ana tjetër ambasada njofton se:

Udhëtimi familjarizues disa ditor i gazetarëve japonez, i cili filloi me Kosovën në datat 14-17 Nëntor dhe vazhdoi me Shqipërinë në datat 18-20 Nëntor përfundoi me sukses.
Ambasada e Shqiperise ne Japoni,së bashku me Ambasadën e Kosovës ne Japoni,mbështetjen e Turkish Airlines dhe Agjensinë Kombëtare të Turizmit, mundësoi akomodimin e gazetarëve japonez në vendin tonë.Etapat e udhëtimit qenë:

Vizitë në qytetin dhe Kalanë e Shkodrës;Varri i Skëndërbeut në Lezhë;Vizitë në Muzeun Etnografik të Krujës,Vizitë në Kryeqytet;Vizitë në Muzeun Onufri në Berat, udhëtimi u mbyll me një vizitë në qytetin e Durrësit.

Gazetaret patën përshtypje tejmase pozitive. Ata e cilësuan Shqipërinë si një vend plot energji , dhe në një zhvillim të hovshëm duke parë me besim drejt së ardhmes .
Vizita e tyre zgjoi interest të vecantë në qytetin e Beratit.

Kujtojmë këtu se, Agjencia japoneze për turizmin “JATA” në vitin 2016 ka publikuar listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë, ku në vendin e dytë gjejmë qytetin e Beratit, për vlerat arkitekturore dhe kulturore që ai ka.

Qëllimi i udhëtimit familjarizues ishte pasqyrimi i vlerave historike,kulturore dhe peisazheve piktoreske të trevave shqipëtare, tek mediat japoneze.Gjithashtu gazetarët u informuan nga ambasadori z.Teneqexhiu, mbi nivelin e marrëdhënieve dypaleshë me Japoninë, sfidat e së ardhmes dhe potencialin për marrëdhënie edhe më dinamike./Lexo.al

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Tenderi ushqimeve në burgje/ E akuzoi se i ka dhënë 20 milion lekë, ish-Drejtori i përgjigjet akuzave të ish-zëvendësit të tij

Close