LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Media shqiptare në zi! Humb jetën gazetarja e njohur Natasha Këlliçi bashkëshortje e komentatorit të famshëm sportiv

Media shqiptare në zi! Humb jetën gazetarja e njohur Natasha Këlliçi bashkëshortje e komentatorit të famshëm sportiv

Një lajm i trishtë vjen sot nga media shqiptare. Mësohet se është ndarë nga jeta ditën e sotme gazetarja e njohur e Radio Tiranës së Jashtme, Natasha Këlliçi (Dulaku).

Ajo ka qenë redaktore letrare në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” gjatë viteve 1972-1974.

Këlliçi u shqua për redaktimin e veprave të disa prej shkrimtarëve tanë më të shquar, ndër të cilët; Skënder Drini, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço, Kico Blushi, etj,.

Më 1992 Natasha nisi të punonte gazetare në Radion e Jashtme. Ndonëse në një profil krejt te ri, ajo u shqua për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personalitete më te njohura të kohës, për probleme social-politike që lindën pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Dhe shumë shpejt u rendit krahas gazetarëve më të mirë të mikrofonit te viteve 1950-2000, Pirro Nace, Timo Luto, Alfons Gurashi, Agron Cobani, Amali Dhamo, Zamira Koleci, etj,.

Veçanërisht popullor u bë emisioni “Mesazhe malli’, në Radion e Jashtme, që ishte një komunikim i shqiptarëve me të afërmit e tyre të emigruar në vende të ndryshme të botës, dhe radioreportazhe për dukuritë e reja pas rrëzimit të komunizmit.

Më 1999 ajo se bashku me të shoqin, shkrimtarin dhe pubicistin, Skifter Këlliçi dhe familjen, u vendos në Boston, dhe nuk u shkëput nga veprimtaria shoqërore, duke u bërë edhe presidente nderi e Shoqatës së Grave Shqiptare. Krahas përfaqësuesve të shquar të inteligjencës së Diasporës, ajo ishte pjesëmarrëse aktive në debatet për problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Aleksis Cipras sulmon rëndë BE për negociatat: “Shpresoj që ta kuptojë gabimin historik!”

Close