LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . MEI rrëzon Berishën, ja e vërteta e blerjes së energjisë

MEI rrëzon Berishën, ja e vërteta e blerjes së energjisë

Ish-kryeministri Berisha vazhdon të hedhë nga Facebook-u i tij shashka të cilat tentojnë dizinforimin. Pre e kësaj loje të tij bien edhe mediat.

Sot Berisha ka sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë me pretendimin se për blerjen e energjisë do e bëjë KESH në shkelje të ligjit dhe jo OSHEE.

Mbi këtë spekulim të Berishës ka reaguar Ministria e Energjisë dhe Industrisë e cila sqaron se i gjithi ky është një abuzim i Berishës dhe se e vërteta është krejt tjetër.

Projektvendimi për blerje të energjisë elektrike nga shoqëria KESH sh.a, propozohet në zbatim të Marrëveshjes së Huasë Nr. 84 29-AL, datë 03 Nëntor 2014, të lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka Botërore), ratifikuar me Ligjin nr. 170/2014, datë 19 Nëntor 2014.

Ky projektvendim është iniciuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë më datë 19.05.2017, mbi bazën e shkresës së datës 16.05.2017 të paraqitur nga KESH sh.a ku bëhej prezent situata mjaft problematike e prurjeve në kaskadën e Drinit. Rezulton qartësisht se ky akt nënligjor është iniciuar përpara se të ndërrohej administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pra përpara muajit Qershor 2017. “, sqaron MEI.

Ja deklarata e plotë e ministrisë së Energjisë:

Nisur nga spekulimet e medias elektronike në artikullin me titull “Berisha denoncon Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë: Po përgatitet vjedhja përmes blerjes së energjisë”, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron sa vijon:

Projektvendimi për blerje të energjisë elektrike nga shoqëria KESH sh.a, propozohet në zbatim të Marrëveshjes së Huasë  Nr. 84 29-AL, datë 03 Nëntor 2014, të lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka Botërore), ratifikuar me Ligjin nr. 170/2014, datë 19 Nëntor 2014.

Ky projektvendim është iniciuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë më datë 19.05.2017,  mbi bazën e shkresës së datës 16.05.2017 të paraqitur nga KESH sh.a ku bëhej prezent situata mjaft problematike e prurjeve në kaskadën e Drinit. Rezulton qartësisht se ky akt nënligjor është iniciuar përpara se të ndërrohej administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pra përpara muajit Qershor 2017.

Ky projektvendim është iniciuar mbi bazën e parashikimeve të Marrëveshjes së Huasë me Bankën Botërore , me anë të së cilës Banka  ka rënë dakord t’i japë hua Huamarrësit,  për financimin e Projektit te Rimëkëmbjes së Energjisë , Projekt-Marrëveshjes të lidhur midis Bankës Botërore dhe KESH-it të datës 03 Nëntor 2014, si dhe Marrëveshjes së Nënhuasë/Dytësore të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe KESH sh.a., për të përmbushur detyrimin e furnizimit me energji elektrike, duke përdorur fondin e akorduar nga Banka Botërore, për blerje energjie nga importi në rast të një kapaciteti të ulur gjenerimi.

Referuar Marrëveshjes së Huasë, të lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, ratifikuar me Ligjin nr. 170/2014, datë 19 Nëntor 2014, Pjesa 1 “Mbështetje plotësuese afatshkurtër për importin e energjisë”, parashikohet dhënia e mbështetjes me fondin prej  22,419,750 Euro, të përcaktuar për komponentin e 1-rë të këtij projekti për blerjen e importeve plotësuese afatshkurtra të energjisë për të plotësuar diferencat e energjisë që rrjedhin nga kapaciteti i ulur i gjenerimit të energjisë nga KESH-i.

Sqarojmë se KESH ka relatuar, me shkresen nr. 2778 prot, datë 16.05.2017, lidhur me kushtet hidrike gjatë periudhës së parë të vitit dhe sasinë e parashikuar të prodhimit për vitin 2017. Gjatë periudhës Janar – Prill 2017 nuk pati  prurjet e pritshme dhe për rrjedhojë edhe prodhimi për vitin 2017 pritet të realizohet  në masën prej  2900 GWh me siguri 75% ose rreth 1050 GWh më pak se sa parashikimi në fillim të vitit 2017. Prurjet për periudhën Janar-Prill ishin mesatarisht 160 m3 /sek ose 40% më të ulëta se sa prurjet mesatare shumëvjeçare.

Niveli i Fierzës në fund të muajit Prill 2017 paraqitet në nivelin e 278.6 m ose rreth 16 m më i ulët se sa niveli në të njëjtën periudhë të 2015 dhe 2016. Rezerva energjetike në rezervuarin e Fierzës për muajin Prill 2017 paraqitet me një defiçit prej rreth 700 GWh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Treguesit e prodhimit të energjisë elektrike për 4 mujorin e parë të vitit 2017 dhe prognoza e bërë nga shoqëria KESH sh.a për periudhën e mbetur të vitit 2017 tregojnë se ndodhemi në një vit hidrik të thatë, rrjedhimisht gjasat që të ndodhemi përpara një krize të mundshme të furnizimit me energji elektrike nuk duhet të neglizhohen.

Në këto kushte bëhet e domosdoshme që të rritet sasia e importit të energjisë elektrike për muajt në vijim të vitit 2017, sipas profilit të ngarkesës, me qëllim që të mund të rekuperohet për aq sa është e mundur rezerva energjetike, e cila do të shërbejë për periudhën e verës.

Në situatën aktuale, KESH sh.a ka fonde në dispozicion për blerje energjie nga importi të alokuara nga Marrëveshja e Huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ratifikuar me Ligjin nr. 170/2014, datë 19 Nëntor 2014.

Përdorimi i këtyre fondeve disponibël, për të cilat deri tani janë paguar komisione ndaj huadhënësit është konsideruar një masë efektive në raport me angazhimin e OSHEE sh.a që të sigurojë fondet e nevojshme drejtëpëdrejtë apo nga institucione të tjera financiare në mënyrë që të fillojë procedurat e blerjes së energjisë nga importi.

Këto fonde disponibël  të parashikuara në Marrëveshjen e Huasë dhe Marrëveshjet dytësore të ratifikuar me Ligjin nr. 170/2014, datë 19 Nëntor 2014 , janë të alokauara për KESH sh.a  dhe nuk mund të ndryshohet destinacioni i tyre nga KESH sh.a tek OSHEE sh.a për shkak se kjo do të kërkonte iniciativa të tjera që kanë të bëjnë me marrjen e dakortësisë së Bankës dhe më pas të inicimit të ndryshimeve ligjore të Marrëveshjes së Huasë dhe marrëveshjes dytësore dhe ratifikimit me ligj sikurse është procedurar me Marrëveshjen fillestare.

Për këtë arsye, MEI, në cilësinë jo vetëm të ministrisë së linjës, por edhe në cilësinë e përfaqësuesit të pronarit shtet për të dy shoqëritë (KESH sh.a dhe OSHEE sh.a), pas marrjes dijeni për situatën e përkeqësuar të prurjeve në kaskadë, ka vlerësuar që fondi prej 22,419,750 Euro që i përket  fondit të përcaktuar në Marrëveshjen  e Huasë, ratifikuar me Ligjin  170/2014, datë 19 Nëntor 2014, të përdoret këtë vit nga KESH sh.a për të siguruar energjinë elektrike që i duhet ti furnizohet OSHEE sh.a.

Loading...
More in Ekonomi
Ekonomi viziton biznesin fason: Punësuam 50 mijë gra më shumë gjatë këtyre katër viteve

Close