LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Merita që i duhet njohur Arben Ahmetajt

Merita që i duhet njohur Arben Ahmetajt

Dy nga ministrat e larguar pas marrëveshjes Rama-Basha, Fatmir Xhafaj dhe Arben Ahmetaj, konsideroheshin si nga më të suksseshmit dhe që kanë bërë një punë shumë të mirë.

Ahmetaj, edhe pse një vit elektoral, ndryshe nga qeveritë dhe ministrat e tjerë, ka ruajtur me fanatizëm disiplinën fiskale.

“Ndryshimet ne qeveri zgjidhen nje nga krizat me te veshtira te vendit. Por tani ato shtrojne perpara disa sfida jo te vogla.

Se pari ne rrafshin fiskal.

Si rrallehere me pare ne nje vit elektoral, kete vit disiplina fiskale eshte ruajtur me fanatizem. Ne 4 muajt e pare te vitit te ardhurat jane 50 milione euro mbi planin, ndersa buxheti eshte me suficit mbi 70 milione euro. Vitet e tjera zgjedhore ne kete kohe buxheti ka qene me deficit 200 milione euro dhe borxhi ka shkuar ne qiell.

Ardhja e nje ministri teknik ne krye te financave nuk duhet te cenoje ne asnje menyre disiplinen fiskale. Borxhi duhet te ulet, sipas angazhimeve te qeverise ne 68.9 per qind ne fund te vitit. Ky eshte nje objektiv per te cilin s’duhet te kete kompromis. Nese performanca fiskale do te perkeqesohej qofte dhe sadopak ulja e borxhit do te vihej ne rrezik.

Ministrja e propozuar e Financave ka nje profil jo shume te njohur publik. Gjithsesi ata qe e njohin e pershkruajne si nje person korrekt dhe te afte. Te shpresojme se do te kete sukses”, shkruan gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri.

Një meritë që Ahmetajt dhe “Republikës së vjetër” të Ramës, duhet t’i njihet!

Loading...
Mos e Humbisni
O ba, po tani çfarë të bëj?!

Close