LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Merret vendimi drastik / Policia shoqëron 7 shoferë kamionësh

Merret vendimi drastik / Policia shoqëron 7 shoferë kamionësh

7 shoferë kamionësh të cilët vepronin në nxjerrjen e gurëve dekorativ në Malin e Tomorrit janë shoqëruar në Polici. Shoqërimi i tyre ka ndodhur në fshatin Novaj, teksa shoferët po ktheheshin nga mali. Shoqërimi i shoferëve është bërë përgjatë ditës së sotme dhe kontrollet në këtë zonë po vijojnë intensivisht ku në të gjitha rrugët hyrëse të Malit të Tomorrit janë ngritur patrulla policie për të mos lejuar veprimtarinë e nxjerrjes së gurëve dekorativ që po shkatërrojnë zonën prej vitesh.

Prej disa muajsh mes Policisë së Beratit dhe firmave të guroreve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Malin e Tomorrit ka patur përplasje për shkak të vendimit për Parkun Kombëtar të Beratit.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close