LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Messi nuk e fton Pique në dasmë, arsyeja do t’iu çudis

Messi nuk e fton Pique në dasmë, arsyeja do t’iu çudis

Ata mund të jenë bashkëlojtarë në Fc Barcelona, por Gerard Pique nuk do të jetë në dasmën e Lionel Messi. Kjo për shkak të raporteve të tensionuara mes të dashurës së Pique, Shakirës dhe të fejuarës së Messi, Antonella Roccuzzo, thuhet sipas gazetës spanjolle El Pais.

Roccuzzo është shoqe e ngushtë me ish-të dashurën e Pique, Nuria Tomas dhe është e zhgënjyer me mënyrën se si Pique i dha fund marrëdhënies së tij me të – dhe se si mbrojtësi spanjoll filloi menjëherë marrëdhënien me këngëtaren kolumbiane.

Pique dhe Shakira u takuan në Kupën e Botës më 2010 përderisa ai dhe Tomas ishin ende bashkë. Në një intervistë për TV3 prapa në tetor, ai kishte thënë: “E takova Shakirën në Madrid, kur po përgatiteshim për Kupën e Botës, dhe pasi u paraqit në videon Waka Waka”.

“E gjitha filloi kur ne ishim bashkë në Afrikë të Jugut dhe kur unë i shkrova asaj. Ajo ishte tashmë atje sepse ajo këndoi në ceremoninë hapëse dhe e pyeta se si ishte moti”, kishte thënë ai.

Si rezultat i kësaj, që të dy Pique dhe Shakira kanë mbetur jashtë listës së të ftuarve në dasmën e Messi, për të parandaluar ndonjë armiqësi

Mos humbisni:
Polemika për Gërdecin/ Berisha: Ndrikulla e mbrojtjes, Mimi striptiza; Romeo Kara: Saliu ka thyer çdo normë morali, por ka një të drejtë

Close