LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Meta i trembur e i kapur nga paranoja: Një grupim kërkon të kapë dhe të më marrë Presidencën, kanë ca detyrime te ndërkombëtarët

Meta i trembur e i kapur nga paranoja: Një grupim kërkon të kapë dhe të më marrë Presidencën, kanë ca detyrime te ndërkombëtarët

Meta thotë se “një grupim” në qeveri synon “të kapi gjithë shtetin” përfshi edhe Presidentin e Republikës.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Meta tha se presidenti i duhet maxhorancës për “nja dy-tre firma” për disa detyrime që kanë ndaj ndërkombëtarëve.

I pyetur nëse këto firma kanë lidhje me ndryshimin e kufijve, Meta nuk pranoi të komentojë më tej.

“Ne kemi një grupim që kërkon të kapi të gjithë shtetin. Shikojë parlamentin si e ke sot, shikojë pushtetin lokal si e ke sot.

Shikojë prokurorinë si e ke sot. Kemi një problem, e duan ata dhe presidentin. Jo vetëm që të mos i krijojë këto shqetësime por e duan që dikush aty të hedh ca firma.

Deri në 24 korrik 2022 këto firma në atë zyrë nuk hidhen. Ata duan nja dy firma aty, si firma e atij kryetarit të KED.

Se kanë dhe ca detyrime ndërkombëtare ata. Ka nja dy tre firma që duhen”, tha kreu i shtetit Meta.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Nuk e dinim, Meta paska bërë Kushtetutën! Presidenti në “rënie të lirë”: Refuzon apelin e BE! Ata janë rrëmujë për vete, ca po ikin e ca po vijnë

Close