LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Meta: Kosova e Serbia në Kartën e Adriatikut, siguri në rajon

Meta: Kosova e Serbia në Kartën e Adriatikut, siguri në rajon

Kreu i parlamentit, Ilir Meta u shpreh se anëtarësimi në Kartën e Adriatikut  i Serbisë dhe Kosovës si dhe normalizimi i marrëdhënieve të tyre janë një kusht për stabilitetin e rajonit. Ndërkohë edhe ambasadori  i SHBA, Aleksadër Arvizu, shprehet se “Shtetet e Bashkuara mbeten, palëkundshmërisht të vendosura për politikën e dyerve të hapura të NATO-s “.

“Politika më e mirë e sigurisë në Ballkan është mbështetja e sigurisë  rajonale në vetvete.
Po punojmë për marrëdhënie më të ngushta me Serbine. Krenohemi me Kosovën dhe shprehim qëndrim pozitiv për normalizimin e metejshem mes Kosovës dhe Serbisë. Jam i bindur se normalizimi i marëdhënieve mes të dy vendeve dhe hyrja e tyre në Kartën e Adriatikut do të forconte rajonin.”-rrëfeu Meta.

Bashkëpunimi ndërparlamentar midis vendeve të rajonit ishte kryefjala e konferencës së mbajtur për Kartën e Adriatikut,ku të pranishëm ishin ministrat shqiptar Kodheli dhe Bushati, kryepralamentari Ilir Meta si dhe ambasadori i shteteve të Bashkuara Arvizu. Të ftuar ishin një sërë delegacionesh nga Maqedonia, Kosova, Bosnja, Serbia, Kroacia dhe shoqëria civile.
bindur se normalizimi i marredhenieve mes të dy vendeve dhe hyrja e tyre ne Kartën e Adriatikut do të forconte rajonin.”-rrëfeu Meta.

BUSHATI: NJË RAJON I INTEGRUAR PLOTËSISHT ËSHTË NJË RAJON I SIGURT

Ndërsa ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, duke falenderuar SHBA-në për mbështetjen e saj të pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit, u shpreh se siguria rajonale është një proces kompleks dhe kërkon bashkëpunim më të madh mes vendeve. Gjithashtu ministri i jashtëm shtoi:
“Sot 11 vjet pas formimit të Kartës së Adriatikut, rajoni është në paqe, por kjo nuk duhet marrë për të mirëqenë.
Një rajon që nuk është i integruar plotësisht nuk mund të jetë një rajon i sigurt.”

ARVIZU: NATO DUHET TË PRANOJË ANËTARË TË RINJ KUR ATA TË JENË GATI

Nga ana tjetër, në fjalën e ambasadorit Arvizu u theksua nevoja për të garantuar dhe forcuar më tej të drejtat e njeriut, për të luftuar krimin dhe për të vazhduar në forcimin e një jete ligjore parlamentare më të suksseshme. Gjithashtu ambasadori theksoi se SHBA do të vazhdojë me politikën e saj “të dyerve të hapura” dhe se në takimin e ardhshëm të Nato-s , “Aleanca mundet dhe duhet të pranojë anëtarë të rinj kur ata të jenë gati.”-konludoi Arvizu

Karta e Adriatikut,  ishte një iniciativë në frymën e Kartës SHBA-Baltik e vitit 1998, e cila iu propozua Presidentit Xhorxh Bush, së bashku nga Presidentët e Shqipërisë, Kroacisë, dhe Maqedonisë, në Samitin e NATO-s së Pragës në Nëntor 2002. Iniciativa, që u mireprit nga SHBA, u nenshkrua bashkarisht ne Tirane me 2 maj 2003 nga Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, dhe nga ministrat e Jashtem te Shqipërise, Kroacise dhe Maqedonise.

Qëllimi i ketij dokumenti konsistonte ne integrimin e plotë te Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO dhe institucionet euro-atlantike. Karta nënvizonte përkushtimin e tre vendeve në forcimin e përpjekjeve të tyre individuale dhe të përbashkëta për intensifikimin dhe përshpejtimin e reformave të brendshme të cilat do të rrisnin sigurinë, begatinë dhe stabilitetin e rajonit. Po ashtu dokumenti theksonte arritjet e jashtëzakonshme të bëra nga Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia në rrugën e integrimit euro-atlantik, ndersa rikonfirmonte synimin e Shteteve të Bashkuara për vazhdimin e ndihmës ndaj këtyre vendeve në zbatimin e reformave të nevojshme.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Kuqezinjtë, me 9 medalje nga turneu malazez i karates
Close