LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Meta po i hap petat lakrorit të dosjes 700 mijë euro me kërcënimin ndaj Dvoranit për antivideo…kthehet në vendin e k.rimit

Meta po i hap petat lakrorit të dosjes 700 mijë euro me kërcënimin ndaj Dvoranit për antivideo…kthehet në vendin e k.rimit

Thellohet akoma dhe më shumë lufta për Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë nisur një betejë të fortë mes tyre duke treguar secili forcën, por duket se situata ka eskaluar në një tjetër stad. Dje presidenti, përmes zëdhënësit të tij, Ilir Meta, ka kërcënuar me publikime videosh “përvëluese”, të cilat sipas tij, do të tregojnë të vërtetën për KED dhe kandidatët e Kushtetueses.

“Ju bëj me dije se brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një video me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Kjo video me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, që as noterja e nderuar znj. Miranda Xhemalçe nuk pranoi ta bënte, pasi e dinte shumë mirë se betimi me dorën mbi Kushtetutë bëhet vetëm në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe askund tjetër”, ka deklaruar presidenca. Ai lajmëroi se videoja do jetë edhe në gjuhë të tjera.

Sipas Presidencës, kjo video do të mbrojë Kushtetuesen. “Jo vetëm mbrojmë Kushtetutën e Republikës dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe tregojmë përgjegjshmëri për të gjithë taksapaguesit e vendeve partnere, që paguajnë aq shtrenjtë që ky vend i NATO-s dhe nesër i BE-së, të arrijë standardet e tyre, të shtetit ligjor dhe të demokracisë”, ka deklaruar zëdhënësi i Metës.

Dyshimet mbi videon e Metës

Presidenti nuk ka dhënë detaje se për çfarë video bëhet fjalë. Por dyshimet janë se Meta mund të nxjerrë një video kundër kreut të KED, Ardian Dvorani. Ashtu siç gazeta e tha një ditë më parë se konflikti Meta-Dvorani ka nisur që në vitin 2012 për videon 700 mijë eurosh, edhe kërcënimet e Metës lidhen me këtë çështje. Sipas burimeve, Dvorani në vitin 2012 ka marrë një video kërcënuese, që e ka bërë të lëkundet nga vendimi për Metën, duke dalë me mendim paralel dhe jo kundër. Por nëse Meta e publikon videon për të cilën gazeta ka dijeni shumë të plotë, atëherë duket se do të komprometojë veten. Nëse ndodh kjo, do hapen petët e byrekut se si u arrit te pafajësia për aferën Meta-Prifti. Megjithatë, mbetet të shihet, pasi presidenti duket se i ka menduar mirë të gjitha hapat që do ndjekë, nga nxjerrja e kasetave, te takimet me ish-presidentë, ish-ministra dhe të huaj. Por me interes është nëse do rihapë debatin për skandalin 700 mijë euro. Dvorani është i vetmi gjyqtar aktiv që ka dijeni mbi çfarë ka ndodhur realisht.

Reagon Meta

Dje Meta ka reaguar sërish, ku i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama i cili tha se me deklarata e tij Meta i kujton Xhike Qamilin. Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ndërsa publikon një video, në të cilën nënvizon prerë se Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe e cila nuk mund të preket. “Unë nuk kam ndërmend të tallem me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, boll janë tallur me Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë që u votua me konsensus, te gjykata Kushtetuese vija është e kuqe, dhe është e kuqe flakë”, u shpreh Meta në rrjetet sociale. Të premten presidenti e tregoi art se në çfarë situate ndodhet, pasi kërcënoi dhe me rrëmbim të armëve. “Nëse këta marrin edhe Gjykatën Kushtetuese, njerëzve u ngelin tre rrugë.

Ose njerëzit të marrin armët për ndryshim, që është e papranueshme, ose të bëhen skllevër të një regjimi njëpartiak ose të ikin të gjithë nga Shqipëria. Të treja të papranueshme, por ato dy të fundit tmerrësisht të papranueshme. Është detyra e Presidentit të mbrojë këtë proces kushtetueses”, tha ai. Por kjo deklaratë e presidentit Meta është e njëjtë me ata të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka bërë disa herë thirrje publike për armatosjen e popullatës. /Kliti Topalli

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Marku dhe Memçaj dorëzohen përballë KLP: Nuk ankimojnë vendimin për renditjen, të martën Kuvendi nis procedurat për Kryeprokurorin

Close