Home . Aktualitet . Metës i ngushtohet laku, DEA-FBI i kërkojnë Balilin. Nipi i tij kryebashkiak i dha informacion të gabuar policisë, vihet nën përgjim edhe shtëpia e Ylli Manjanit

Metës i ngushtohet laku, DEA-FBI i kërkojnë Balilin. Nipi i tij kryebashkiak i dha informacion të gabuar policisë, vihet nën përgjim edhe shtëpia e Ylli Manjanit

Menjëherë pas zbarkimit të DEA-s amerikane të antidrogës kanë filluar menjëherë përpjekjet për arrestimin e supertrafikantit të drogës Klemend Balili. I njohur si një ndër zyrtarët më të besueshëm të Ilir Metës në jug të vendit, Klemend Balili përbën dhe objektivin numër një të DEA-s amerikane, FBI dhe organeve ligjzbatuese shqiptare për arrestimin e tij dhe dërgimin në qeli.

“Pamfleti.com” shkruajti disa ditë më parë se DEA amerikane e antidrogës është instaluar përfundimisht në Shqipëri dhe do të jetë këtu derisa të goditet përfundimisht banda e drogës e Metës dhe Berishës.

“Binomi FBI-DEA amerikane e antidrogës do të jenë në Shqipëri, në ndjekje të krimit, parave të pista dhe trafikut të drogërave të rënda. Mësohet se në qendër të vëmendjes është plotësimi i dosjes së trafikut të drogës së realizuar nga Berisha përmes ish badigardit dhe ish zv.drejtorit të policisë së shtetit Agron Kuliçi dhe të Ilir Metës të realizuar përmes ish zyrtarit dhe mbështetësit financiar të tij Klemend Balili. Berisha e Meta kanë bërë trafik droge, kokainë e heroinë përmes “delfinëve” të tyre, përkatësisht Agron Kuliçaj dhe Klemend Balili.

DEA amerikane bashkë me FBI organet ligjzbatuese po punojnë për të bllokuar këtë trafik. Jo pa qëllim dhe kryeprokurorja Arta Marku tha në Vlorë që të mos konsumohen kot me të vegjëlit, por të godasin kokat e trafikut.

Radha i ka ardhur Berishës e Metës, dhe jo vetëm”, shkruajti disa ditë më parë “Pamfleti.com”. Duke nënvizuar se shtëpitë e Metës dhe të bashkëpunëtorëve të tij janë vënë nën survejim për të parë nëse hyn e del Klemend Balili. Njëherësh për të përcaktuar vendndodhjen janë vënë nën përgjim dhe telefonët e tyre. Dhe gjithçka është materializuar ditën e sotme.

Mësohet se policia ka ushtruar një kontroll në banesën e Avni Veizit në Delvinë. Ky i fundit është vjehrri i Klement Balilit, i shpallur në kërkim, pasi akuzohet se është koka e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria, drejt vendeve të BE. Ky aksioni i policisë është zhvilluar pas dyshimeve se në banesë fshihej vetë Balili, që njihet ndryshe me epitetin “Eskobari i Ballkanit”.

Uniformat blu nuk kanë mundur ta gjejnë të shumë-kërkuarin, por e kanë kthyer gjithsesi përmbys banesën për të gjetur prova. Mësohet se informacioni ka qënë i gabuar dhe është dhënë enkas përmes të besuarve të tij nga Rigers Balili nipi i supertrafikantit të drogës, aktualisht kryetar i bashkisë Delvinë nën siglën e LSI. Mësohet se një informacion i tillë i gabuar është dhënë në kushtet kur supertrafikanti i Ballkanit me sa duket gjendej në jug të vendit. Por jo në Delvinë.

Burimet tona pranë organeve ligjzbatuese bëjnë me dije se është vënë nën përgjim edhe shtëpia që Balilajt i kanë dhuruar zyrtarit të lartë të LSI, ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani./Pamfleti.com

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Të “larguarit” e dhjerë… por milioner?!

Close