LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Metodat barbare të ISIS, më e fundit: Turma të shkel dhe tërheqja e trupit me motorra

Metodat barbare të ISIS, më e fundit: Turma të shkel dhe tërheqja e trupit me motorra

Rebelët sirianë kanë vrarë tre ushtarë të ushtrisë siriane me një formë tjetër të tmerrshme ekzekutimit. Ata janë goditur dhe shkelur deri sa kanë vdekur nga turma. Më pas, kufomat janë lidhur pas motorrëve dhe janë tërhequr zvarrë në qytet.

Prerja e kokave, djegia për së gjalli janë metodat që po tronditin botën e qytetarëruar, por dhe ekzekutimi më i fundit konsiderohet tepër barbare.

Shkelja me këmbë derisa tu merret fryma u cilësua si një dënim kafshëror që u krye para telekamerave. Militantët më pas kanë realizuar një video e cila është përhapur mes të tjerave edhe nga Daily Mail.
Tre të burgosurit janë gjunjëzuar në një shesh të mbushur në pritje të leximit të dënimit. Përballë një plateje ku kishte dhe shumë fëmijë, ushtarët janë sulmuar nga turma, e cila i rreh dhe i shkel deri sa vdesin. Të pranishëm në seknën e krimit dhe fëmijë. Në skenën pasardhëse, kufomat e tyre lidhen pas motorrëve dhe tërhiqen zvarrë nëpër qytet.
Filmimi është publikuar pak kohë pas lajmit të kapjes së 32 ushtarëve dhe aktivistëve proqeveritarë pranë Aleppos.

Loading...
More in Kryesore
Tedi Blushi: Zv/drejtori i Policisë së Korçës “një hajdut me çizme”, duhet të dalë përpara drejtësisë

Close