LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ministri gjerman jep alarmin për BE-në e çoroiditur: Ju tregoj çfarë ndodh nëse refuzojmë Tiranën dhe Shkupin

Ministri gjerman jep alarmin për BE-në e çoroiditur: Ju tregoj çfarë ndodh nëse refuzojmë Tiranën dhe Shkupin

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, deklaroi për gazetën gjermane ”Welt am Sonntag” se Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehen.

“Refuzimi do të rrezikonte seriozisht besueshmërinë e BE-së, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakuum politik, atë do ta mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme. Partnerët tanë nuk duhet të shkelin fjalën e dhënë”, tha ai.

“Më 15 tetor ne duhet t’i hapim dritën jeshile negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona dhe tani duhet t’i mbajmë”, theksoi Roth.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Lulzimi, fajtori kryesori për gjendjen e protestueseve të Astirit që nuk i legalizoi kurrë, sot tallet me ta duke mashtruar: I shtyn në rrezik…të shkelin ligjin

Close