LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ministria e Bujqësisë: Lista e pasaktë, punonjësit janë në listë pritje, marrin rrogë për 1 vit

Ministria e Bujqësisë: Lista e pasaktë, punonjësit janë në listë pritje, marrin rrogë për 1 vit

Ministria e Bujqësisë  hedh poshtë deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike sa i takon të shkarkuarve nga puna në administratën e këtij institucioni. Të dielën e kaluar kryetari i PD-së Basha doli në një prononcim për median ku denoncoi shifrën prej 4500 vetëve që sipas PD-së ishin shkarkuar nga puna. Madje përmes një liste të sjellë në redaksitë e gazetave Basha solli një listë prej mbi 1000 personash, me emra konkretë dhe dikasteret ku punonin.

Sot zyra e shtypit e kësaj ministrie thotë se  lista përsa i përket këtij institucioni, është e pasaktë pasi shumica e njerëzve të listuar si të shkarkuar në këtë Ministri, janë aktualisht në punë. Madje ministria rendit dhe listën e të punësuarve, atyre që janë në pritje, ndërsa thuhet se vetëm 2 persona janë larguar pasi nuk kanë patur status nëpunësi, dhe nuk kanë qenë me kontratë

“Minstria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave sqaron se lista përsa i përket këtij institucioni, është e pasaktë. Shumica e njerëzve të listuar si të shkarkuar në këtë Ministri, janë aktualisht në punë. Në kuadrin e strukturës së re, janë shkurtuar disa sektorë dhe personat që punonin në këta sektorë janë në listë pritje, çka do të thotë marrin rrogën një vit, dhe janë në pritje nga DAP për një vend pune paralel me pozicionin e mëparshëm. Këtyre personave iu është ofruar punë në institucione të varësisë, por me zgjedhjen e tyre kanë preferuar të jenë ne liste pritje per një pozicion me te mire. Dy persona nuk kanë patur status nëpunësi, dhe kanë qenë me kontratë, dhe janë larguar si pasojë e përfundimit të kontratës së punës. Dhe vetëm një person është dorëhequr.“

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Statusi, Meta: Përmbahu Berishë, mos u bëj më holandez se Basha

Close