LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ministria e Jashtme e Greqisë u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së dhe ka një mesazh për Shqipërinë

Ministria e Jashtme e Greqisë u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së dhe ka një mesazh për Shqipërinë

Greqia ishte një ndër shtetet që mbështeste me forcë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në. Vetoja e Francës solli reagimin e drejtuesve grekë, të cilët më forcë mbështesin idenë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet që të jetë në Evropë.

Ministria e Jashtme e Greqisë një ditë pas vendimit shprehet në një deklaratë se perspektiva që e ka fillimin në Samitin e Selanikut në vitin 2003, ka për qëllim konsolidimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

“Ky pozicion, siç u nënvizua nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dje në Këshillin Evropian të Brukselit, mbetet një nga akset kryesore dhe të pandryshuara të politikës së jashtme greke”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë thuhet se Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendeve të rajonit për të përmbushur kushtet e kërkuara për t’u bashkuar me familjen evropiane.

“Për ta arritur këtë, ajo i inkurajon ata të qëndrojnë të përqendruar në rrugën e reformave që mund të ndikojnë vetëm pozitivisht në afrimin e tyre me Bashkimin Evropian, por edhe në jetën e qytetarëve të tyre”, thotë ministria e Jashtme e Greqisë.

Po ashtu Ministria e Jashtme e Greqisë u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku për të zbatuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor për të mirën e rajonit dhe të vetë Evropës.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Pas goditjes që na dha Macron, Kreshnik Spahiu: Rusia e gatshme të hapë negociatat me Shqipërinë

Close