LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Ministria e Jashtme e Kosovës: Rrëmbyesi i avionit nuk është shqiptar fare

Ministria e Jashtme e Kosovës: Rrëmbyesi i avionit nuk është shqiptar fare

Pavarësisht se të gjitha mediat gjermane raportojnë se rrëmbyesi i aeroplanit Minhen Budapest është shqiptar i Kosovës, Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se personi në fjalë nuk është shqiptar fare.

I paraqitur si Muslim H. , personi i cili një ditë më parë e ka rrëmbyer aeroplanin e linjes Minhen – Budapest, nuk është nga Kosova.

Ai quhet El Halim Muslin.

Ky person nuk është kosovar, madje nuk disponon as letërnjoftim të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ)ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se ky person nuk ka shtetësi të Kosovës.

Bashmir Xhemaj, këshilltar politik i ministrit të MPJ-së Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo ministri në bashkëpunim me ambasadat e Kosovës jashtë vendit si dhe me autoritetet e huaja e sidomos ato gjermane, ka marrë informacion se ky person është paraqitur në katër vende të BE-së ku ka hyrë si në Portugali, Hungari, Gjermani dhe Holandë, si kosovar.

Por, Xhemaj tha se me angazhimin e organeve të këtyre vendeve dhe sidomos ambasadave të Kosovës është zbuluar se identiteti i tij nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën. Madje, ai ka thënë se edhe emrin e prindërve që ka dhënë dhe vendbanim nga vjen, gjoja në Prishtinë, nuk ekziston.

Të dhënat e gjendjes civile sipas Xhemajt, e demantojnë këtë që ka thënë ai tek autoritetet jashtë Kosovës. Ky person sipas të dhënave që ka siguruar MPJ, Xhemaj tha se nuk flet as gjuhën shqipe. Xhemaj ka theksuar se identiteti i plotë i tij është El Halim Muslin. Muslin ka rrëmbyer aeroplanin e linjes Minhen – Budapest pasi nuk dëshironte të kthehej në Hungari, vendi i parë i shengenit ku ka hyrë ilegalisht. Kërkesa për azil e Muslim H. ishte hedhur poshtë para katër javësh, ndërsa rregullat e shengenit e duan që çdo person të kthehet në shtetin e parë të shengenit ku personi në fjalë ka hyrë ilegalisht.

————————-
Ja kush është kosovari që rrëmbeu aeroplanin gjerman (FOTO)

Mediat gjermane e kanë publikuar fotografinë e shqiptarit të Kosovës, Muslim H. i cili një ditë më parë e ka rrëmbyer aeroplanin e linjes Minhen – Budapest pasi nuk dëshironte të kthehej në Hungari, vendi i parë i shengenit ku ka hyrë ilegalisht.

28 vjeçari shihet me pranga në duar, ndërsa zëdhënësi i policisë në Bavarinë e Epërme ka njoftuar se “Prokuroria e Landshut ka dhënë urdhër arresti” për shqiptarin e Kosovës.

Zyrtarë të policisë gjermane kanë njoftuar gjithashtu se ata e kanë përcjellur atë deri në aeroplan me të cilin do të kthehej për në Hungari dhe se ata nuk kanë parë asnjë arsye që të hyjnë në avion me të.

Si nuk u dallua brisku i rrojës që ai e kishte me veti me të cilin edhe mori peng një nga stjuardesat në aeroplan, ende mbetët e paqartë.

Kërkesa për azil e Muslim H. ishte hedhur poshtë para katër javësh, ndërsa rregullat e shengenit e duan që çdo person të kthehet në shtetin e parë të shengenit ku personi në fjalë ka hyrë ilegalisht.

Në Hungari sipas të gjitha gjasave ai do të mbahej në burg edhe për tre muaj të tjerë.

Loading...
More in Kryesore, Rajoni
Top 10 penalltit e gabuara në historinë e futbollit (Foto+Video)

Close