LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ministria e Jashtme konfirmon heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët e Kombëtares

Ministria e Jashtme konfirmon heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët e Kombëtares

Deklarata e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Andi Lila, mbrëmjen e djeshme për heqjen e pasaportave diplomatike te lojtarëve kuqezinj shkaktoi mjaft reagime.

Lila u shpreh se ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, u ka hequr lojtarëve pasaportat pa iu dhënë asnjë motivacion.

“Ministri i ri që vjen, pas tre vitesh, na hoqi pasaportat diplomatike. Kjo është një dekorim-zhdekorim.

Kryeministri Rama na dekoroi, vjen një djalë i ri nga Kosova dhe na zhdekoron, e s’na thotë asgjë”, u shpreh Lila.

Burime të sigurta brenda Ministrisë së Jashtme, konfirmojnë për TemA se ministri Gent Cakaj u ka hequr pasaporten diplomatike futbollistëve.

Futbollistët e përfaqësues shqiptare u pajisën me pasaporta diplomatike pas kualfikimit historik në fazën e grupeve të Kampionatit Europian të vitit 2016.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
PS kthen me “këmbë në tokë” presidentin: Asnjë hap pas për Metën, ka shkelur kushtetutën dhe do shkarkohet

Close