Home . Sociale . Ministria Sociale i jep fund spekulimeve mediatike: Kontrolli mjekësor, chek-up nuk është kusht për marrjen e ndihmës ekonomike

Ministria Sociale i jep fund spekulimeve mediatike: Kontrolli mjekësor, chek-up nuk është kusht për marrjen e ndihmës ekonomike

MMSR ka reaguar pas spekulimit sipas saj të disa mediave, sa i përket faktit se për të marrë ndihmën ekonomike, duhet të kësh bërë më parë check-upin. MMSR thekson se mediat duhet të informohen para se të shpërndajnë informacione të pavërteta.

Ja sqarimi i MMSR:

Në lidhje me spekullimet e fundit mediatike, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do donte të përforconte dhe njëherë faktin se ndihma ekonomike është dhënë, jepet dhe do të vazhdojë të jepet. Ndihma Ekonomike jepet sipas një sistemi transparent pikëzimi duke kujtuar që synimi i saj është provizor.

Udhëzim Nr. 8, datë 8.5.2017 për disa ndryshime dhe shtesa në udhëzimin nr.3, datë 17.02.2017 mbi zbatimin e vendimit nr.955 datë 07.12.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”, pikat 19/1 ; 19/2 ; 19/3 mbi çështjen e check-up në aplikimin dhe përfitimin e ndihmës ekonomike. Kontrolli mjekësor, chek-up nuk është kusht për marrjen e ndihmës ekonomike! Mediat duhet të jenë të mirë-informuara në këtë aspekt, për të mos dhënë informacione të gabuara sidomos për këto raste delikate.

Mos humbisni:
O ba, po tani çfarë të bëj?!

Close