LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Mirëpritet ilaçi i ri për kancer pankreatik

Mirëpritet ilaçi i ri për kancer pankreatik

Një ilaç i cili mund të dyfishojë shkallën e mbijetesës për pacientët me kancer të avancuar pankreatik është licencuar për përdorim në SHBA, por do të jetë në dispozicion vetëm me recetë.

Kanceri pankreatik është një nga format më vdekjeprurëse të kancerit, me normat e mbijetesës praktikisht të pandryshuara që nga viti 1970.

Tetë për qind nga 8.500 njerëz të diagnostikuar me këtë sëmundje në Britani të Madhe vdesin çdo vit brenda 12 muajve.

Provat e vitit të kaluar kanë konstatuar se ilaçi i ri nab-paklitaxel, i tregtuar si Abraxane, kishte zgjatur jetën me një mesatare prej dy muajsh, me mbijetesën në rritje nga 6.7 muaj në 8.5 muaj.

Ekspertët thanë se ky ishte hapi i parë i madh në luftën kundër sëmundjes për dekada.
Normat njëvjeçare të mbijetesës u rritën nga 22 për qind në 35 për qind dhe në dy vjet ato u dyfishuan nga 4 për qind në 9 për qind, sipas studimit të publikuar në “New England Journal of Medicine”.

Ilaçi, i cili ishte licencuar fillimisht për kancerin e gjirit, dhe i cili kushton 8.000 funte në vit, do të jetë menjëherë në dispozicion për pacientët privat.

Ky lloj i kancerit ia mori jetën yllit të Hollivudit, Patrick Swayze, derisa u paraqit në serialin Coronation Street, kur personazhi Hayley Cropper zhvilloi sëmundjen.

Profesori David Cunningham, drejtor i hulumtimeve klinike në spitalin Royal Marsden, tha: “Kanceri pankreatik është kanceri i pestë më i shpeshtë, megjithatë përparimi në trajtimin e sëmundjes ka qenë i kufizuar. Mbijetesa njëvjeçare për pacientët me kancer pankreatik është ende më e vogël se 20 për qind dhe ne kemi pritur shumë vite për një alternativë në trajtimet ekzistuese. Lajmi i sotëm paraqet një hap të rëndësishëm përpara në trajtimin e kancerit pankreatik metastatik. Është e rëndësishme që NAB-paklitaxel, i cili ka treguar një rritje në mbijetesën e përgjithshme, të jetë në dispozicion për pacientët me këtë kancer”.

Ilaçi ishte miratuar muajin e kaluar në Evropë për përdorim në kancerin e avancuar pankreatik, pasi që kishte dalë në treg në Shtetet e Bashkuara vjeshtën e kaluar.

Alex Ford, zyrtari më i lartë ekzekutiv në Pancreatic Cancer UK, tha: “Me kaq pak opsione të trajtimit në dispozicion të pacientëve, ne e dimë se ata dëshirojnë qasje në trajtime të reja dhe efektive si Abraxane. Prandaj, lansimi i këtij ilaçi është i mirëpritur në masë të madhe si një mundësi shtesë e trajtimit për pacientët me kancer pankreatik metastatik”.

Loading...
More in Shendeti
Efekti: Çfarë i bëjnë mushkërisë 60 cigare (Video)
Close