Home . Lifestyle . Miriami dhe Albani po përgatitin duet? (Foto)

Miriami dhe Albani po përgatitin duet? (Foto)

Përveçse janë partnerë në jetën private, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë bashkëpunuar edhe në aspektin profesional.

 Në të kaluarën nuk kanë munguar duetet e çiftit të famshëm të skenës shqiptare.

Ndërkaq duket se ata kanë vendosur që të vijnë përsëri me një duet në një të ardhme të afërt.

Kështu ka aluduar Miriami përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

Ajo e ka publikuar një fotografi të përbashkët të çiftit në Instagram me mbishkrimin: “A jeni gati për duetin e radhës?”.

Dhe natyrisht se të gjitha komentet kanë qenë pohuese dhe pozitive për çiftin e dashur të muzikës sonë.

 

“Ende ka shpresë” dhe “Let me die with you” janë duetet e suksesshme të Miriamit dhe Albanit të publikuara në vitin 2013.

Dy këngëtarët janë prindër të vajzës Amelia, e cila ka lindur në vitin e kaluar.

Komento
Mos Humbisni:
Maradona 90 minuta në sallën e operacionit (Foto)

Close