LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Mirmëngjes me lajmin e bukur”! Kryeministri Rama nxjerr videon dhe tregon realizimin e premtimit të madh

“Mirmëngjes me lajmin e bukur”! Kryeministri Rama nxjerr videon dhe tregon realizimin e premtimit të madh

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke na treguar se 30,067 bebe kanë përfituar bonusin që nga 1 janari kur VKM-ja hyri në fuqi, deri në fund të muajit tetor.

‘MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e bukur të 30,067 bebeve që kanë përfituar bonusin deri në fund të tetorit 2019, ju uroj një ditë të mbarë’”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

Sipas VKM-së përkatëse, shpërblimi për lindje është në masën 40.000 lekë për lindjen e fëmijës së parë; 80.000 lekë për lindjen e fëmijës së dytë dhe 120.000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim.

Ndërkohë, për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është 80.000 lekë për secilin fëmijë. Kurse, për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit numëron 120.000 lekë për secilin fëmijë.

Ndihmën e menjëhershme financiare e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Ndrenika, Mima, Anagnosti, Lako, Shkjezi, Shyti, Bakalli, etj…në listën me 51 artistë që do hiqeshin nga Tirana në 1976-ën me porosinë e Ramiz Alisë

Close