LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Mjekët krijojnë qelizat për trajtimin e sëmundjeve të pashërueshme

Mjekët krijojnë qelizat për trajtimin e sëmundjeve të pashërueshme

Qelizat e lëkurës së njeriut kanë potencial për të zhvilluar embrione, pas një larje me acid citrik të dobët për rreth gjysmë ore. Lajmi është bërë i ditur nga “Independent”.

Fillimisht eksperiment u bë te minjtë, ku qelizat e gjakut pas një larje me acid u konvertuan në qeliza burimore. E njëjta teknikë u ndoq edhe për qelizat e lëkurës së njeriut, ku pas një larje me acid ato ktheheshin në qeliza burimore.

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se këto qeliza mund të përdoren për trajnimin e sëmundjeve të pashërueshme, si ajo e Parkinsonit apo sëmundjet e zemrës. Fjala është për regjenerimin e organeve nga qelizat burimore të vetë pacientit.

Edhe pse nuk ka asnjë qëllim për të krijuar embrione njerëzore nga qelizat e lëkurës, studiuesit thonë se kjo teorikisht do të ishte e mundur për shkak të faktit se të gjitha embrionet e miut janë krijuar nga qelizat e rigjeneruara të gjakut të minjve laboratorik.

Megjithatë, ky zbulim po ashtu mund të përdoret për qëllime të gabuara, për shembull të klonimit të fëmijëve. Por, shkencëtarët thonë se kjo nuk do të ndodhë për shkak se për këtë abuzim ka shumë pengesa teknike, ligjore dhe etike.

Eksperimenti u zhvillua nga një ekip shkencëtarësh japonezë dhe amerikanë, të cilët konvertuan qelizat e lëkurës të njeriut në qeliza burimore, duke përdorur të njëjtën metodë të thjeshtë që kishin përdorur shkencëtarët më herët, për të konvertuar qelizat e gjakut të minjve në qeliza burimore, dhe përfundimi ishte i njëjtë se nga qelizat e lëkurës së njeriut krijohen embrione.

Shkencëtari, i cili nxiti këtë program kërkimor për më shumë se një dekadë më parë, ka thënë se, tani mund të krijohen qeliza embrionale  nga qelizat e lëkurës njerëzore.

Loading...