LAJMI I FUNDIT
Home . Opinione . Moikom Zeqo: Lulzim Basha, një imitues i Berishës dhe Ramës dhe kritik patetik i ndërkombëtarëve

Moikom Zeqo: Lulzim Basha, një imitues i Berishës dhe Ramës dhe kritik patetik i ndërkombëtarëve

Akademiku Moikom Zeqo thotë në një intervistë botuar sot në DITA se protesta e opozitës është një sindromë e imitimit.

Të njëjtën gjë ka bërë Berisha kundër qeverisë Nano. Bëri protesta të vijueshme sipas një kalendari ditor në sheshin Skënderbej.

Por nuk arriti asgjë. Diçka tautologjike bëri dhe Rama kundër qeverisë Berisha. Madje protesta shumë më të forta.

Rama bëri një bojkot prej 9 muajsh të Kuvendit. Bëri dhe grevën e urisë në vendin ku është tani Çadra e PD-së. Pothuaj nuk arriti asgjë.

U desh darka në restorant “Krokodili” si një alibi për të dalë nga një çark i vetvetes dhe për të bërë ndryshimin e dëshiruar vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të përgjithshme politike.

Basha gjithashtu imiton edhe Berishën e dikurshëm, por edhe Ramën e dikurshëm” thotë Zeqo.

I pyetur për faktin se kreu i PD flet për një komplot ndërkombëtar kundër opozitës, Moikom Zeqo thotë:

“Ky ndërkombëtarizim i kriticizmit patetik të opozitës është jo vetëm i tepruar, por krijon kushtet për një izolim dhe destruktim të tmerrshëm të vetë opozitës.

Nëse ne kërkojmë integrimin juridik edhe në BE si mundet të luftojmë me përfaqësuesit e BE-së duke fantzmagorizuar si anëtarë të një komploti të rrezikshëm kundër opozitës apo kundër edhe vetë Shqipërisë?

Ka vetëm dy drejtime për ne: ose do të bëhemi një vend me qytetërim politik dhe i i integruar me Europën dhe botën, i emancipuar dhe zhvilluar, ose do të mbetemi një vend me botëkuptik provincial, agresiv, retrograd, primitiv dhe kanunor.

Shpresoj se populli shqiptar është shumë i qartë se çfarë rruge do të zgjedhi.  Nuk kam dyshim, se populli shqiptar është më i iluminuar, më i qartë sesa vetë partitë politike të Shqipërisë”.

Mos humbisni:
LGTB, çadra e PD dhe kryqi!

Close