Home . Aktualitet . Monika bën kthesën e madhe…”tradhton” Lulin dhe shikon ëndrra me 85 % të votuesve pro opozitës pa opozitë!

Monika bën kthesën e madhe…”tradhton” Lulin dhe shikon ëndrra me 85 % të votuesve pro opozitës pa opozitë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të shkojë në zgjedhje, me ose pa Ramen Kryeministër.

Sipas Kryemadhit, nëse LSI nuk do t’i kushtëzojë zgjedhjet dhe se e vetmja zgjidhje është përballja me shtetin e kapur nga Edi Rama.

“Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk nuk kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që në një farë mënyre do të cbëjë të gjithë këtë nyje të lidhur keqtas, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, të demokracisë. Ne duhet të përplasi, në duhet të luftojmë me bishën, sepse nëse nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundë bishën dhe në këtë rast, bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik. Në votimet e 30 qershorit, shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm maxhorancës ku i thanë se e bojkotuan në 85% po i dhanë edhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës, ku i thanë që 85% e tyre iu përgjigjën aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet moniste të Edi Ramës’, u shpreh Kryemadhi në News24.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close