LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Monika habit SHBA-në: Vilën në Lalëz e kam në bashkëpronësi me mamin, të blerë nga dyqanet e pronës së babit… ne na ka hetuar Amerika e s’ka gjetur gjë”

Monika habit SHBA-në: Vilën në Lalëz e kam në bashkëpronësi me mamin, të blerë nga dyqanet e pronës së babit… ne na ka hetuar Amerika e s’ka gjetur gjë”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “Nova Media Albania”, në SHBA.

Teksa u pyet nëse familja Meta ka ndonjë pasuri të vendosur në mënyrë të paligjshme, Kryemadhi u përgjigj me ironi se pasurinë e saj nuk e kanë hetuar vetëm shqiptarët me thashetheme, por edhe ambasadat e huaja me radhë.

“Unë kam trashëguar një shtëpi nga babai im, i cili punonte në ndërmarrjen “Gjergj Dimitrov”.

Dhe siç është shpërndarë e gjithë toka e asaj kohe me 7501, babai im mori një tokë ranore, si agronom që ishte, si gjithë punëtorët e fermës.

Dhe aty ndërtuam një shtëpi, ku unë kam jetuar aty.

Dhe atë tokë ne e kemi zhvilluar në një pallat, i cili fatmirësisht nga njëra anë, por edhe fatkeqësisht, sepse fatmirësisht është që leja është me firmën e Edi Ramës dhe zbardhja është me firmën e Lulzim Bashës, me vendim qeverie.

Sepse zoti Rama atëherë nuk donte të ma zbardhte lejen, ose kërkonte 20%, siç ishte traditë që paguanin të gjithë ndërtuesit, ose donte të ma bënte presion politik që unë të merresha me angazhime të tjera.

Dhe nëpërmjet atij pallati, i cili është 16 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtime, unë sot shkolloj fëmijët e mi, që paguaj dhe që i kam të deklaruara.

Edhe një shtëpi që kam, që është shtëpi pushimi në Lalëz, e kam bashkë me mamanë time dhe kjo ka ardhur si rezultat i shkëmbimeve të dyqaneve të katit të parë të pallatit, i kam shkëmbyer me një shtëpi pushimi në Gjirin e Lalëzit, siç kanë edhe të gjithë të tjerët, siç kanë edhe shumë ministra socialistë e shumë deputetë socialistë e demokratë.

Dhe shumë mirë që kanë, sepse nuk ka asgjë të gabuar, por është shumë e rëndësishme për t’i deklaruar.

Këto janë pronat e mia, prona property.

Por pasuria ime më e madhe nuk janë këto, sepse ra tërmeti para disa kohësh dhe mund t’i shkatërronte të gjitha dhe nuk kishe çfarë t’i bëje, sepse nuk ka kompani sigurimesh që të merr përsipër, e jo më qeveria, sepse edhe qeveria 0 e kishte buxhetin për solidaritetin.

Por pasuria ime më e madhe është familja.

Unë mendoj që nuk e blen dot familjen as me para, nuk blen dot as miqësinë, as shoqërinë dhe as emrin.

Dhe kjo ka qenë një nga anët më të mira që unë kam mbijetuar.

Ka dhe një anë tjetër, të jeni të bindur që për pasurinë e familjes Meta-Kryemadhi nuk kanë hetuar vetëm shqiptarët me thashetheme, kanë hetuar edhe Ambasadat e huaja, madje kanë hetuar në mënyrë intensive, për shkak të shumë fjalëve që përhapen, duke filluar nga Ambasada amerikane, Ambasada angleze, greke, italiane e të tjera me radhë.

Sepse mos harroni që veprimet e familjes Meta- Kryemadhi, pra qoftë veprimet e zotit Meta, qoftë veprimet e mia kanë qenë veprime që unë me koshiencën më të plotë, dhe jam krenare për çka kemi bërë, kemi vendosur sovranitetin e vendit përpara interesave personale të grupeve të caktuara të interesit që mund të kenë qenë edhe antishqiptare.

Ne nuk duam të jemi peng i asnjë njeriu, ne mund të jemi peng vetëm i Shqipërisë. Nuk duam të jemi peng as i serbëve, as i grupeve që mund të jenë nën emrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që bëjnë lojën e serbëve dhe grupeve ruse nëpërmjet lobimit të parave.

Për Ilir Metën, edhe pse nuk jam e autorizuar të flas për të, por flas si familje dhe në edukimin ndaj fëmijëve tanë, ne mund të jemi peng vetëm ndaj flamurit tonë.

Ne duam të jetojmë në Shqipëri. Ne mund të vinim të jetonim në Amerikë. Unë kam shumë familjarë të mitë që jetojnë në Amerikë, të cilët nuk kanë ardhur pas viteve ’90, por kanë që në vitet 1960.

Unë mamanë time e kam shqiptare të Maqedonisë, nga Dibra e Madhe, shumë kushërinj të mamasë sime jetojnë në SHBA, të cilët kanë krijuar lidhjet dhe familjet e tyre, lindur e rritur atje.

Po të ishte për të jetuar do vija e do jetoja në Amerikë. Por fati më zgjodhi në kohën dhe në vendin e duhur.

Por kjo nuk do të thotë që ka shumë vajza dhe djem të tjerë që jetojnë sot në Amerikë dhe duhet të kthehen dhe punojnë për Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

Loading...
More in Aktualitet, Argetim
VIDEO/ Elton Ilirjani puth Kujtim Gjuzin live: Jam gjithë kjo pjeshkë, edhe pjeshkë me lekë. Të puth!

Close