LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Mos vrapo drejt “vdekjes” o e mjerë!

Mos vrapo drejt “vdekjes” o e mjerë!

Nga Anri Bala

Nuk e di pse, por ata janë nisur turravrap drejtë “vdekjes”, duke marrë me vete dhe turmën e tyre të “rreckosur”, që nuk kanë asnjë lidhje me të djathtën, sepse vijnë nga horrëlliku dhe mizerja, por me krimin dhe ish pushtetin e humbur e të pamerituar. Sot ata kanë të drejtë të bërtasin “fitore” sepse kanë fituar realisht: Kanë fituar edhe ca ditë “jetë”, duke mos i lënë të plagoseshin e të mos mund të uleshin nga dhimbja e të pasmëve, pasi të “hanin” preshin në Kavajë.

Çfarë do që të ndodhte në Kavajë, një gjë ishte e sigurtë… PD-ja do merrte një plagë të rëndë, që nuk mund të shërohej deri më 18 Qershor, ku do të merrte goditjen përfundimtare dhe do ishte një kujtim i së shkuarës. Të tre skenarët që planifikonte “partia e bulevardit”, tashmë e pranuar nga ajo vetë, do ishin një bumerang për të.

Skenari i parë: Është vërtet një fitore e dhuruar ndalimi i zhvillimit të zgjedhjeve me dhunë, sepse paqësisht nuk ndalon dot askënd, do i jepnin një armë të fuqishme kundërshtarëve, për qëllimet destruktive dhe shkatërruese të demokracisë nga Republika e Çadrës, alias Republika e Re, për t’i përdorur kudo dhe kurdo dhe do ta fundoste dhe zhvishte nga çdo alibi.

Skenari i dytë: Mos lejimin e qytetarëve për të votuar është një tjetër dhuratë nga kundërshtari, sepse u ndalua konflikti civil dhe qytetarë, që për qytetarët e Kavajës nuk kishte asnjë rrezik, por ardhacakët e Republikës së Çadrës nuk do ta harronin lehtë dhe vetëm natës së varrit do t’i a tregonin.

Skenari i tretë: Atyre i’u dhurua “fitorja” nga kundërshtari, sepse i ndaloi përkohësisht të shkojnë drejt vetëvrasjes, për ti dhënë kohë të mendojnë dhe të “jetojnë jetën” si t’i vijë. Do ishte e drejtë të thoshin: “Na shpëtuat, nuk na latë të sakrifikoheshim kaq shpejt! Vetëm kaq dhe gjithçka duhet të mbaronte këtu. Ata duhet të brohorisnin: Faleminderit o Zot që kemi një pozitë që na “do” kaq shumë!

Mirëpo halucinantët, që kanë kohë që shikojnë ëndrra të frikshme, që kur u shpik ai kodosh vetingu, nuk ke se çfarë t’u bësh, kur i kap paranoja dhe ekzaltohen, qajnë, përmallohen e gëzohen për gjëra që nuk kanë ndodhur, por që mendja e tyre e sëmurë i shikon në çdo sekondë.

Ndaj hallall ekzaltimin, por ata duhet të zgjohen ndonjëherë. Duhet të kuptojnë dhe të heshtin me këtë “fitore” si të shurruar mbi kokë. Në realitet, nuk janë kaq të dehur nga injoranca sa të mos e kuptojnë se, drejtuesi aktual i Kavajës është një bonus për kundërshtarin?! Nuk besoj se janë kaq të paditur por janë të bindur se, humbja do të ishte katastrofike. Tani strategjia e vetme e tyre është të kenë një justifikim për çdo disfatë.

Të çorientuar, arritën vetëm të bënin presion ndaj anëtarëve të KQZ-së, që zgjedhjet të zhvilloheshin me paderman më 7 maj në Kavajë dhe militantët e Partisë Çadriste do tregonin para shqiptarëve se si nuk do i lejonin. Por u gabuan, sepse e matën kundërshtarin me metrin e tyre, që ka shumë vite që nuk mat asgjë. Qeveria e kishte detyrim kushtetues t’i pranonte dhe t’i organizonte zgjedhjet e 7 majit të dekretuara nga Presidenti dhe nuk kishte asnjë mundësi shmangie. Në të vërtetë, interesi i së majtës qeverisëse ishte që zgjedhjet e Kavajës të bëheshin pas 18 Qershorit për shumë arsye, duke filluar që nga kosto e deri tek angazhimet e fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Kavaja e ka kryetarin e saj dhe nuk do të ndodh asgjë nëse kryetari i ri do zgjidhet në kushte më të mira dhe PD-ja do jetë “rahmet past”! Është mëse normale, që në zgjidhjen e drejtuesit të Kavajës të ketë edhe disa kandidatë opozitar, por nga opozita e re që do lind. Është mëse normale dhe e domosdoshme që datën e zgjedhjeve do ta dekretoi presidenti i ri. Totalisht e nevojshme dhe e domosdoshme, që Shqipëria të jetë e qetë me një veting të votuar. Fatmirësisht opozita çadriste i’a dha këtë mundësi pozitës, ndaj edhe ajo e meriton një falenderim: Të tilla fitore paç gjithmonë…!

Por sinqerisht meriton një këshillë të fundit: Mos vrapo drejt vdekjes o e mjerë kur ajo vjen e të merr vetë…!/Zathur.net/

Loading...
More in Kryesore, Rekomanduar, Zathur
Shqipëria e madhe është realitet!

Close