LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Mosngrënia e mëngjesit, rrezikon obezitetin dhe diabetin

Mosngrënia e mëngjesit, rrezikon obezitetin dhe diabetin

Mosngrënia e mëngjesit rrit mundësinë të që prekeni nga obeziteti dhe diabeti. Ky studim u krye në Suedi, ku vërtetohet edhe njëherë rëndësinë e ngrënies së mëngjesit.

Të dhënat u bënë publike nga Departamenti i Shëndetit Publik në Universitetin Umea, një studim që zgjati për më shumë se 3 dekada. Në vitin 1981 në vëzhgim u morën 889 adoleshentë nga 14 deri në 18 vjeç. Në atë kohë ata u pyetën nëse konsumonin vaktin e mëngjesit dhe një pjesë e mirë e tyre u përgjigjen negativisht.

Në 2008, kur të gjithë këta persona ishin rreth të 40-ave u vu re se ata që nuk konsumonin mëngjesin në moshën 16-vjeçare kishin 68 për qind më shumë rrezik për t’u prekur nga obeziteti dhe diabeti, pavarësisht faktorëve të tjerë, si stili i jetës apo aktiviteti i kryer.

“Mosngrënia e mëngjesit në adoleshencë ka një lidhje të fortë me rritjen e peshës dhe nivelit të glukozës në gjak në moshën madhore”, thonë studiuesit suedezë.

Ky është studimi i radhës, ndër më jetëgjatët në afat kohor, por jo i vetmi. Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit disa muaj më parë publikoi një studim, ku sipas saj anashkalimi i mëngjesit rrit me 27 për qind rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare.

Loading...