LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Motra e Taulant Ballës po bën kërdinë me tendera”

“Motra e Taulant Ballës po bën kërdinë me tendera”

Në përgjigje të akuzave të Taulant Ballës, ish- kryeministri Sali Berisha përsëriti sërish denoncimin e tij të bërë edhe më parë ndaj Ballës.

“Këtu kam një dokument, i cili dëshmon se zotëria e tij është denoncuar më 12.12.2012 nga një zonjushë, tek e cila e ka adresuar një mjek bluzëzi, ndaj të cilit institucioni ka marrë vendimet më të rrepta. Taulant Balla është implikuar në fatkeqësinë e kësaj zonjushe përmes shoferit të tij, duke i ofruar shuma të konsiderueshme,” tha Berisha.

Por ish- kryeministri tha se motra e Ballës, Fjoralba Balla Soukis, po bën kërdinë me tendera.

Berisha tha se ajo ka pasur një kompani, të quajtur Arts, e cila i është shitur një vajze, e cila është Aurora Cekani.

Kjo e fundit është vajza e dajës së Ballës.

Kompania Arts ka zgjeruar ndjeshëm gamën e shërbimeve që ofron dhe po merr disa tendera të rëndësishëm, si ai për marketingun e Ditës së Verës vjet në Elbasan.

Tani, tha Berisha, kompania merret me marketingun e Lotarisë Kombëtare, ndaj të cilës Balla kur ishte në opozitë lëshonte akuza të forta.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Gjykata vendosi burg për 9 ish-punonjësit e Thesarit
Close