Home . Aktualitet . Myslimanët i bashkohen aksionit vullnetar për fikjen e flakëve në Tiranë

Myslimanët i bashkohen aksionit vullnetar për fikjen e flakëve në Tiranë

Besimtarët myslimanë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së bërë nga shërbimi zjarrëfikës i Tiranës për të qënë pjesë e aksioneve vullnetare për fikjen e flakëve.

Në zonën e Pezës, ku zjarrëfikësit vijojnë misionet për vënien nën kontroll të flakëve, besimtarë të disa xhamive të Tiranës punuan disa orë bashkë me efektivët e zjarrëfikes deri në izolimin e tyre.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra i bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e aksioneve të tilla dhe tha se se mbrojtja e jetës, e pyjeve është  edhe një obligim fetar.

“Në rastet e nevojshme, të kërkuara dhe të domosdoshme besimtarët dhe qytetarët do të jenë të gatshëm jo vetëm si besimtarë por detyrim qytetar për të shpëtuar pyjet. Mbrojtja e pyjeve është shenjtëri për cilindo besimtar dhe qytetar,” tha Ylli Gurra.

” 
Falenderoj për pjesëmarrjen sepse në këto ditë duam sa më shumë njerëz që të na ndihmojnë, vullnetarë, solidarë që të bëhen pjesë e jona në këto ditë të nxehta dhe temperatura të larta,”  u shpreh Shkëlqim Goxhaj.

Shërbimi zjarrëfikës dhe vullenatërt punuan disa orë deri në izolimin e flkëkëve në Maknor, në njësinë administrative Pezë.

Mos Humbisni:
Luana brenda në pishinë “çmend” demin! (Video)

Close