LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Nano “kryqëzon” Ilir Metën dhe i kërkon të dorëhiqet: Ne praktikisht nuk kemi president edhe Berisha ishte më mirë

Nano “kryqëzon” Ilir Metën dhe i kërkon të dorëhiqet: Ne praktikisht nuk kemi president edhe Berisha ishte më mirë

Në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano u ndal tek Presidenti Ilir Meta. Fillimisht ai theksoi se nisma e Partisë Socialiste për të shkarkuar presidentin është e gabuar.
Për më tepër, sipas Nanos, kjo nismë është e pamundur për t’u vënë në jetë. Kjo pasi edhe nëse mund të gjejnë numrat për ta votuar në Kuvend, mungon Gjykata Kushtetuese e cila thotë fjalën e fundit në këtë çështje.

Nano thotë se Meta ka gabuar në çdo gjë, duke përfshirë edhe dekretet për zgjedhjet lokale.

“Dekreti i dytë që çdekretoi të parin ishte një mufkë kolosale”.

Por sipas Nanos, Meta ka dhe gabime të tjera, të cilat e bëjnë moderatorin të mendojë se ai është presidenti më i keq që ka pasur Shqipëria në vitet e tranzicionit.

“Sjellja e tij presidenciale është në përgjithësi e gabuar. Ai është bërë njësh me njërën palë dhe i ka shpallur luftë totale palës tjetër. Me këtë na ka kthyer në vitet e para 1990, ku Presidenti ishte edhe lojtar në fushën e lojës. Shembulli i Metës është më i keq se i Berishës në atë kohë sepse Berishës ia njihte Kushtetuta që të luante për njërën palë. Metës nuk ia njeh. Shkurt, Meta është presidenti më i keq që kemi pasur 30 vitet e fundit, përfshirë edhe Ramiz Alinë”, tha Nano.

Këshilla e Mustafa Nanos për Metën është dorëheqja. Sipas Nanos, Meta nuk pyetet për asgjë pasi për dekretin e fundit të gjithë u sollën sikur të mos ekzistone.

“Nuk është për atë punë. Ka shkuar në vendin gabuar. Të bësh Metën president është si të më bësh mua kryetar të Komunitetit të Myslimanëve. Ne praktikisht nuk kemi president”, tha Nano.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close