LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . NATO: Transformimi i FSK në FAK, çështje që i takon Kosovës

NATO: Transformimi i FSK në FAK, çështje që i takon Kosovës

Pas OKB-së edhe zyrtarët e NATO-s janë prononcuar rreth transformimit të FSK në ushtrinë e Republikës së Kosovës. Reagim të njëjtë ka pasur edhe nga selia e NATO-s në Bruksel, që pohojnë për ‘Presheva Jonë” se “NATO nuk e ka ndërmend të përzihet në çështjen e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK)..”.

Reagimi vjen pas ankesave te Serbisë për themelimin e armatës në vendin e saj fqinj, në Republikën e Kosovës.

“Struktura, mandati dhe misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk është një çështje që i takon NATO-s për të vendosur. E ardhmja e FSK-së është një çështje e brendshme për institucioneve të Kosovës dhe për fatin e saj, janë ato që vendosin. Prandaj, NATO vetëm mund të përshëndes dhe mbështet zhvillimin e FSK-së në kuadër të misionit të saj origjinal me mandat të qartë, përmes NATO-s dhe Grupit Këshillues…” ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” zyrtarja e NATO-s me seli në Bruksel znj Simone de Manso.

Loading...
More in Rajoni
Hackerët sulm faqes së zgjedhjeve në Serbi: “Kosova=Shqipëri”

Close