LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ndalohet në kryeqytet shoku i ngushtë i Lulzim Berishës, lëvizte me armë zjarri pa leje

Ndalohet në kryeqytet shoku i ngushtë i Lulzim Berishës, lëvizte me armë zjarri pa leje

Në saj të operacionit “Telefonata e fundit”, është arrestuar nga policia e kryeqyteti shtetasi Indrit Rusi. pranë zonës së Liqenit Artificial. Rusi njihet si shok i ngushtë i Lulzim Berishës, kreut të bandës së Durrësit, ky i fundit momentalisht është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në momnetin e arrestimit Rusit iu është gjetur dhe sekuestruar në provën materiale një pistoletë tip “Glock” dhe një krehër me 15 fishekë. Ndalimi i Rusit është bërë mbrëmjen e djeshme, pasi ishin marrë të dhëna se Rusi po lëvizte me armë me vete. Duke konisderuar si person me rrezikshmëri të lartë, agjentët e policisë kanë vendosur të ndalojnë Rusin.

Indrit Rusi njihet nga policia dhe prokuroria si anëtar i bandës së Durrësit, ku ka qëndruar pranë grupit që drejtohej nga Lulzim Berisha. Sipas burimeve Rusi ka qënë i dyshuar për dy vrasje, por për shkak të mungesës së provave, nuk është urdhëruar arrestimi i tij. Momentalisht këto dy vrasje janë pa autor dhe të pezulluara.

Ndërkohë burimet sqarojnë se Rusi ka qënë dhe dëshmitar në gjyqin e bandës së Durrësit, ku në shumë raste ka qënë dhe prezent në sallën e gjyqit, teksa zhvillohej procesi gjyqësor ndaj mikut të tij Lulzim Berisha. Arrestimi i Rusit është bërë për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Arma e zjarrit i është gjetur gjatë një kontrolli të imtësishëm në makinën e tij tip “Polo”.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Kuqezinjtë në alarm, dëmtohen De Shiljo dhe Baloteli

Close