Home . Aktualitet . Ndërron jetë në ‘heshtje’ Herkuli femër i Shqipërisë, pediatrja që ‘i rrëmbeu’ v.dekjes qindra fëmijë

Ndërron jetë në ‘heshtje’ Herkuli femër i Shqipërisë, pediatrja që ‘i rrëmbeu’ v.dekjes qindra fëmijë

Shqipëria ka humbur në heshtje, një nga emrat më të spikatur në mjekësinë, Vitore Fico. Ajo është ndarë nga kjo jetë rreth një muaj më parë, por është mësuar vetëm pas statusit të bërë nga mjekja pediatre, Lira Gjika. Ajo ka vlerësuar maksimalisht punën e saj, teksa e përshkruan si “Herkuli” femër i kohërave moderne, që ka shpëtuar nga vdekja qindra fëmijë. Gjika ka treguar profesionalizmin që e karakterizonte Ficon, punën e saj të palodhur, por që fatkeqësisht iku në “heshtje” dhe askush nuk e vlerësoi aq sa duhet.

“Po ecja në rrugën Myslym Shyri, pranë tabelës që lajmërojnë vdekjet e njerzve, kur, pashë një foto dhe nuk I besova syve , ishte fotoja e një personi shumë të çmuar për mua. Ishte lajmërimi për ikjen nga kjo jetë e një nga emrave më të spikatur të mjeksisë dhe pediatrisë shqiptare, të gruas më moderne në Shqipëri, Dr Vitore Fico. Kishte një muaj që kishte ikur. Kjo grua e madhe, që nuk është më, që kishte bërë atë, që nuk arrinin ta bënin as nënat, kishte luftuar me distrofinë dhe atrofinë e fëmijëve dhe kishte shmangur vdekjen e sigurt. Ajo, Vitore Fico, i kishte rrëmbyer vdekjes me qindra fëmijë. Ajo, Herkuli femër i kohëve moderne të Shqipërisë, ishte përballur me vdekjen dhe kishte fituar, pa asnjë ndërhyrje hynore dhe kompromis, por me zemrën e saj të madhe dhe profesionalizmin e saj të pashoq. Kisha besuar, se, kur kjo grua të largohej nga kjo jetë, kjo pediatre e shkëlqyer, të paktën gjysma e Shqipërisë, duhet të qante. Mesa duket Shqipëria akoma nuk ka mësuar të qajë, por për kë ka qarë Shqipëria, që të qante për Vitore Ficon? Shqipëria ka patur mjekë e pediatër të mëdhenj që i mësuan se fëmijët janë njerëz dhe, jo thjeshtë të vegjël, që nuk marrin vesh.

Është lufta titanike e pediatërve shqiptarë, me në krye professor Selaudin Bekteshin, dr Hamdi Sulçebe, dr Jorgji Jorgoni, dr Kostandin Kauri, dr Roza Buda, dr Xhanfise Bashha, dr Emil Cimbi, dr, Rashela Cikuli e shumë të tjerë të cilëve u kërkoj falje për mosnominimin, që luftuan prej vërteti, si titanët, kundra injorancës së thellë të kohës dhe varfërisë. Këta gjigandë, që mbase tani askush nuk I njeh, kanë punuar dhe luftuar me edukim në këshillimoret e fëmijëve të Tiranës e Shqipërisë, por koha e sotme nuk do të tillë heronj, të cilët edukojnë dhe emancipojnë dhe për më tepër, që nuk duan rreklamë dhe pasuri me cdo kusht dhe sidomos pa punuar. Ata ishin nga brumë, që i bënte t’a donin tjetrin si veten dhe, se vetja është shumë e çmuar. Unë hyj te brezi që pati fatin të jetojë me personalitete të tilla dhe duke perifrazuar Platonin e madh, po falenderoj Perëndinë që më bëri të jetoj me njerëz të tillë, pikërisht në kohën e duhur. Lamtumirë Dr Vitore Fico, të jam mirënjohse për gjithë jetën time që më ofrove miqësinë tënde’, shkruan Gjika.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close