Home . Aktualitet . Kronik . Ndërtoi pa leje, IKMT “troket” në derën e ish-deputetes së PS-ës

Ndërtoi pa leje, IKMT “troket” në derën e ish-deputetes së PS-ës

IKMT-ja ka zbarkuar në Durrës në shtëpinë e ish-deputetes socialiste Esmeralda Shkjau.

Kjo pasi deputetja ka ndërtuar një shtesë në katin e 6-të të Pallatit me gjasa pa leje. Ndërsa ”Shuplaka” mëson se dy kate më poshtë ndodhet dhe banesa ku ajo jeton së bashku me familjen e saj.

Ekspertët e IKMT-së do të bëjnë verifikimet e rastit dhe do të vendoset nëse do të prishet apo jo objekti.

Ndërtimi ndodhet në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit, ndërsa nga momenti në moment pritet të dalin detaje të reja.

Nuk dihet as reagimi i ish-deputetes dhe nëse ajo do të ketë një koment në lidhje me situatën.

Mos Humbisni:
Vrau mijëra njerëz, ato që kërkon në burg “Kasapi i Bosnjes” do t’iu lënë pafjalë

Close