Home . Aktualitet . Ndjekje si në filma në Vlorë, Policia ndalon “Porsche Cayenne” me dy djem dhe…(Video)

Ndjekje si në filma në Vlorë, Policia ndalon “Porsche Cayenne” me dy djem dhe…(Video)

Qarkullonin në qytet me automjet, me armë zjarri pa leje, arrestohen në flagrancë nga policia e Vlorës dy shtetas.

Më datë 15.07.2017, në orët e mesnatës, strukturat e policisë së qarkullimit rrugorë kanë konstatuar një automjet të dyshimtë në lagjen “H.Çakërri”, i cili nuk i është bindur patrullës së policisë por ka rritur shpejtësinë me qëllim për t’u shpëtuar atyre.

Menjëherë, shërbimet e policisë mbështetur nga strukturat e rendit, i janë vënë në ndjekje këtij mjeti derisa kanë bërë të mundur bllokimin e tij në lagjen “28 Nëntori” Vlorë.

Gjatë kohës së ndjekies është parë se personat kanë hedhur në tokë diçka të dyshimtë nga dritarja e mjetit.

Nga kontrolli i ushtruar brenda dhe jashtë mjetit tip “Porsche Cayenne” me targë ACD 5323, në një distancë prej 40-50 m larg mjetit, u gjet në tokë një armë zjarri tip Pistoletë e llojit “Berreta” bashkë me krëhërin e mbushur me fishekë, por edhe me 1 fishek në fole (në gojën e armës).

Policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të dy personave që gjendeshin në automjet:

· Mikel Mehmetaj, 39 vjeç, banues në Selenicë.

· Vasil Papa, 34 vjeç, banues në Selenicë.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 278 dhe 242 të Kodit Penal.

Mos Humbisni:
Ngjarje e rëndë, treni shtyp kalimtarin në hyrje të Durrësit

Close