Home . Aktualitet . Ndodh edhe kështu në Shqipëri, hipoteka i jep pronën humbësit të gjyqit

Ndodh edhe kështu në Shqipëri, hipoteka i jep pronën humbësit të gjyqit

Në hipotekën e Pogradecit, pavarësisht se mund të kesh një pronë me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, madje të jenë depozituar edhe vendimet e gjykatës, ndodh që certifikata e pronësisë t’i jepet një tjetri, pa pasur asnjë dokument, thjesht të bëjë një kërkesë pranë kësaj zyre. Kjo i ka ndodhur pikërisht një emigranti, i cili është paraqitur pranë ZVRPP-së në Pogradec për të tërhequr certifikatën, por punonjësja i ka thënë se ia ka dhënë gabimisht dikujt tjetër.

Fiks Fare intervistoi emigrantin Sali Cani, i cili shpjegon se dikur ka qenë në gjyq me një familje për pronën, ku ka shtëpinë. Pasi ka fituar të gjitha shkallët e gjyqësorit, në vitin 2006 është pajisur me certifikatë pronësie, ndërkohë që kishte futur dokumentet për legalizim. ZRPP kishte vënë re se kur i kishin lëshuar certifikatën kishin bërë një gabim, kështu që para se të realizohet legalizimi, ai duhej paraqitur që të dorëzonte certifikatën e parë dhe të merrte atë me ndreqje gabimi. Në muajin nëntor, emigranti kthehet në Pogradec dhe shkon të marrë certifikatën e re, që do ta dorëzonte te ALUIZNI. Por, punonjësja e hipotekës i thotë që gabimisht i ka dhënë këtë certifikatë një personi tjetër. Në këto kushte, ai bën kërkesën pranë ZVRPP-së, por thotë se e para nuk u mor parasysh, kështu që bëri një të dytë më 14 dhjetor 2016 dhe më 29 dhjetor duhej të merrte certifikatën e pronësisë të rregullt. Ai shpjegon se pavarësisht se në dosje ndodheshin të gjithë vendimet e gjykatës, specialistja nuk i ka vënë re dhe ia ka dhënë certifikatën kundërshtares së tij që nuk ka dokumente.

Pas ankesës së qytetarit, ne shkuam në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec për t’u interesuar sesi së pari është lëshuar një certifikatë gabim dhe a merren masa në këto raste dhe së dyti kur do i jepet zgjidhje qytetarit. Gjatë bisedës me Regjistruesin e ZVRPP-së në Pogradec, Nexhip Shkullaku. Ai e pranon se është bërë gabim, por sipas tij ka qenë pa dashje. “Jo se janë të qëllimshme, çfarë i ka ndodhur qytetarit. Që atë ditë unë i kam bërë njoftim qytetarit për të sjellë certifikatën, duke konstatuar atë gabim”, thotë ai gjatë bisedës me gazetarët e Fiks Fare. Madje, ai na premton se brenda afatit të vendosur, pra 29 dhjetor do të jepet certifikata.

Kurse gjatë bisedës me specialisten Paola Pupa, e cila ka lëshuar certifikatën për kundërshtaren e qytetarit, ajo nuk di të japë përgjigje se në çfarë dokumentesh është bazuar për të lëshuar këtë certifikatë. Specialistja hap dosjen dhe nuk di të kthejë një përgjigje.

Por, qytetari u paraqit sërish më datë 29 dhjetor në ZVRPP-së në Pogradec, por certifikata e pronësisë së tij nuk kishte dalë. Kështu, ne shkuam dhe pyetëm përse nuk është bërë certifikata e pronësisë brenda kohës së caktuar.
Specialisti i ZVRPP-së Pogradec thotë se fajin e ka sistemi. Sipas tij, duhet pritur një muaj që pala kundërshtare të kthejë certifikatën e pronësisë që i është lëshuar gabim. Nëse ajo nuk e dorëzon, atëherë nxirret certifikata e re për qytetarin.

Ndërsa drejtori i hipotekës së Pogradecit pranon se është bërë gabim dhe që nuk janë paraqitur dokumentet origjinale. “E kuptoj që është bërë gabim, do marrim masa dhe do kërkojmë ndjekjen e çështjes pranë organeve kompetente”. Gazetari e pyet nëse pronat janë të sigurta, kur nuk tërheq certifikatën e sigurisë, ndërkohë që ai përgjigjet se pronat i mbron ligji.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Fal Zotit profesor, “heroi” yt nuk është… i joni!

Close