Home . Aktualitet . Ndryshon politika editoriale e ABC News? Armand Shkullaku shkarkohet nga posti i drejtorit të informacionit

Ndryshon politika editoriale e ABC News? Armand Shkullaku shkarkohet nga posti i drejtorit të informacionit

Armand Shkullaku nuk do të jetë më drejtor informacioni në televizionin informativ ABC News. Lajmi konfirmohet nga vetë ky i fundit i cili pohoi se pas 4 vitesh do të largohet nga ky post.

Shkullaku deklaroi se vendimi për largimin nuk ishte i tiji por i pronarit të grupit mediatik. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Shkullakun në këtë post.

Pyetja që ngrihet është nëse do të kemi ndryshim të vijës editoriale të këtij televizioni që ka qenë kritik ndaj mazhorancës së majtë./javanews/

Mos humbisni:
Dokumenti që nxjerr “bllof” intervistën e Panorama/ Qeveria mbuloi shpenzimet e Robert Ndrenikës

Close