LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Në Belgjikë fëmijët do të kenë të drejtën e vdekjes së tyre!

Në Belgjikë fëmijët do të kenë të drejtën e vdekjes së tyre!

Parlamenti belg ka miratuar një ligj duke u bërë shteti i parë në botë ku fëmijëve me sëmundje të pashëruara, sëmundje këto që shkaktojnë vdekjen, mund t’ju ndërpritet jeta.

Parlamenti belg ka miratuar ligjin që lejon eutanazinë tek fëmijët e sëmurë rëndë, pa limit moshe. “Për” votuan 86 deputetë, “kundër” 44 , ndërsa 12 “abstenuan”, raporton BBC.

Në këtë mënyrë, Belgjika u bë vendi i parë në botë ku jetëve të fëmijëve mund t’ju jepet fundi. Fëmijës për vendim i duhet leja e prindërve, por edhe vendimi i tre mjekëve dhe psikologëve për të kuptuar se çfarë do të thotë eutanazia.

Në Parlament të mërkurën u bë diskutim i ashpër për këtë temë. Kundërshtarët e ligjit thoshin se fëmijët nuk mund të vendosin për jetën dhe për vdekjen.

Pasi ligji mori mbështetjen e Parlamentit, për t’u bërë i zbatueshëm duhet të nënshkruhet nga mbreti Philippe. Analistët thonë se ky nënshkrim është vetëm formalitet, ndërsa nuk dihet ende se sa fëmijë do të kërkojnë eutanazinë.

Loading...