Home . Kryesore . Në Republikën e re… nuk ju vras më!

Në Republikën e re… nuk ju vras më!

Sot midis zërave të lartë të çjerrë, që vinin nga çadra dëgjova një shprehje interesante, “Fjalën do t’ia japim Kryeministrit të Shqiptarëve”
Deliri i atij që e shpalli Kryeministri i shqiptarëve, vazhdoi me absurdin auto sugjestionues të Bashës i cili përforcoi faktin që e thënë kjo shprehje nga rinia “ ky është vendim”.
Çdo kryetar paritë në maxhorancë apo në opozitë ka të drejtën e tij të ëndërrojë por mbi të gjitha të punojnë drejt qëllimit për tu bërë Kryeministër.

Në ndjekjen e kësaj ëndrre nuk ka asgjë të keqe, për sa kohë që çdo ditë provon që është një alternativë më e mirë, që shqiptarët duhet ti besojnë qeverisjen 4 vitet e ardhshme. Kryeministër nuk vet shpallesh dhe as nuk të shpallin dot një dyzinë njerëzish që çirren, por alternativa që ofron dhe që përkrahet nga populli në ditën e zgjedhjeve.

Duke dëgjuar çdo ditë fjalimet përçart të çadrës , përpiqem të kuptoj ku e gjen Basha guximin për të folur marrëzira, dhe e vetmja arsye e respektueshme deri diku është dëshpërimi. Nëse nuk do të pranojë që është i dëshpëruar do të duhet të pranoj që është një gënjeshtar i pashoq.
Flet përçart për republikë të re, thua ka zbritur nga ndonjë planet tjerët dhe ka prurë me vehte një realitet të ri politik. Ka pak gjasa që çdo shqiptar që ka akoma memorien qoftë dhe afatshkurtër ta besojë një gjë të tillë.

A ofron Basha politikisht një alternative të re? Politikisht Basha është i dështuar, pasi ka dështuar, të ofrojë një lidership të ri origjinal për PD. Në këto katër vjet dështoi të distancojë PD nga imazhi famëkeq i qeverisjes Berisha. Nuk arriti të sjellë asnjë filozofi, mënyrë të re, të bërit politikë. PD sërisht personifikohet me figurën e doktorit. Kopjimi i që kryetari de jure Basha i bën kryetarit de Fakto është aq i shëmtuar por mbi të gjitha është kthyer në një zhurmë rraskapitëse për veshët e çdo shqiptari. Shqiptarët kanë 25 vjet që dëgjojnë nga Berisha ne “Meshat e PD“, “zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. Po të njëjtën shprehje dëgjojnë përditë nga pinjolli i tij i cili duhet të kishte bërë përpjekjen më të vogël të paktën për të ndryshuar shprehitë e të folurit në publik.

A ofron Basha një model menaxhimi? Jo. Basha dështoi në ofrimin e një modeli menaxhues në bashki. Paturpësisht mëkëmbësit e tij të bashkisë së vjetër që betohen se do të ofrojnë republikën e re pranojnë edhe dështimin, duke thënë që “planin që kishim ne e realizuan këta”. E teksa i shikon të mburren që e kishin një plan në lëtër por që nuk e bën kurrë realitet të kujtohet shprehja “ Cbëhet kështu në shtëpinë tonë, kush punon e kush lëvdon”
Po a është Basha model i qëverisjes së ndershme e pa korrupsion ? Ky është kampi ku Basha është qesharak deri në dhimbje. Para një muaji doli dhe premtoi që do te bëj tendera transparentë, çdo tender do të ketë më shume se dy oferta, dhe që do të zhduk nga themelet korrupsionin në këto procese.

Tinëz kërkoi falje publike vetëm për koncesionin e kolaudimit të makinave nga 173 koncesione të dhëna në kohën e qeverisjes së PD. Them tinëz sepse është koncesion i firmosur nga kundërshtari tij politik brenda Partisë I ndjeri Olldashi, që siç duket edhe nga varri e tremb.

Tek dëgjon premtimet e tij plot fjalë boshe thënë zë çjerrë e pa emocion, ravizoj në mendje një ujk që petkun e ri e ka qujtur republika e re , por nuk na ofron garanci nëse është larguar nga zakonet e vjetra të vjedhjeve galoponte si e Rrugës së Kombit.
Kontrata u nënshkrua në atë kohë, pa marrëveshje të kufizuar të çmimit dhe aq më keq në mungesë totale të një plani ndërtimi, duke lejuar që çmimi të rritet e të dalë jashtë kontrollit . kjo u kushtoi taksapaguesve shqiptarë para shtesë rreth 191 milionë eurosh.
Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”.

Ish-ministri i transportit Lulzim Basha, është burri që sot premton nën petkun e Konceptit imagjinar të Republikës së re transparencë, dhe procedura të rregullta. Ky themelues i republikës së re me bazë zakonet e vjetra , zgjodhi fituesin me metodë të përshpejtuar sepse ishte e nevojshme, “ pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milion euro – 60 milionë nga mungesa e rritjes ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura”. Asnjëherë asnjë dëshmi nuk është prezantuar për të justifikuar këto shuma.

Ish-ministri i transporteve nuk është vetëm ekzekutuesi i mega aferës së Rrugës së Kombit, por edhe ish-ministri i brendshëm në ekzekutimin e 4 të pafajshmëve në bulevard, është pinjolli i zgjedhur nga Berisha për të qenë kukulla e tij, por mbi të gjitha është ofenduesi me i madh i inteligjencës së shqiptarëve.
Çadrën e ka kthyer në panairin e kotësive, dhe paturpësisht u kërkon shqiptareve të harrojnë mëkatet e tij duke parë “mëkatet e pushtetit aktual.

Zoti Basha, mbështetësit e PD duhet të ngrihen kundër teje, duhet ti luten zotit jo të bekojë Shqipërinë por të shpëtojë PD-në nga Doktori dhe Ty, Por mesa duket ndër tyre u ka humbur kjo shpresë. Duhet të rebelohen çdo ditë dhe të kërkojnë që opozita të drejtohet nga njerëz të cilët nuk janë kanë vjedhur vrarë, apo keq menaxhuar.

Në të kundërt , për sa kohë që asgjë nuk ka ndryshuar ju mund të çirreni sa të doni duke thënë ” në Republikën e re nuk ju vjedh më, nuk vras më “ por në 18 Qershor përgjigja që do të merrni nga populli është “ Të është bërë zakon e nuk e lë”. /Lexo.al

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Trimi që tremb veten habitet: “Uau, unë e kam thënë këtë”?!

Close