LAJMI I FUNDIT
Home . Antagonizem . Në Republikën e re…. nuk ju vras më!

Në Republikën e re…. nuk ju vras më!

Lexo.al

Sot midis zërave të lartë të çjerrë , që vinin nga çadra dëgjova një shprehje interesante, “Fjalën do t’ia japim Kryeministrit të Shqiptarëve”

Deliri i atij që e shpalli Kryeministri I shqiptarëve, vazhdoi me absurdin auto sugjestionues të Bashës I cili përforcoi faktin që e thënë kjo shprehje nga rinia “ ky është vendim”.

Çdo kryetar paritë në maxhorancë apo në opozitë ka të drejtën e tij të ëndërrojë por mbi të gjitha të punojnë drejt qëllimit për tu bërë Kryeministër.

Në ndjekjen e kësaj ëndrre nuk ka asgjë të keqe, për sa kohë që çdo ditë provon që është një alternativë më e mirë, që shqiptarët duhet ti besojnë qeverisjen 4 vitet e ardhshme. Kryeministër nuk vet shpallesh dhe as nuk të shpallin dot një dyzinë njerëzish që çirren, por alternativa që ofron dhe që përkrahet nga populli në ditën e zgjedhjeve.

Duke dëgjuar çdo ditë fjalimet përçart të çadrës , përpiqem të kuptoj ku e gjen Basha guximin për të folur marrëzira, dhe e vetmja arsye e respektueshme deri diku është dëshpërimi. Nëse nuk do të pranojë që është i dëshpëruar do të duhet të pranoj që është një gënjeshtar i pashoq.

Flet përçart për republikë të re, thua ka zbritur nga ndonjë planet tjerët dhe ka prurë me vehte një realitet të ri politik. Ka pak gjasa që çdo shqiptar që ka akoma memorien qoftë dhe afatshkurtër ta besojë një gjë të tillë.

A ofron Basha politikisht një alternative të re? Politikisht Basha është i dështuar, pasi ka dështuar, të ofrojë një lidership të ri origjinal për PD. Në këto katër vjet dështoi të distancojë PD nga imazhi famëkeq i qeverisjes Berisha. Nuk arriti të sjellë asnjë filozofi, mënyrë të re, të bërit politikë. PD sërisht personifikohet me figurën e doktorit.

Kopjimi i që kryetari de jure Basha i bën kryetarit de Fakto është aq i shëmtuar por mbi të gjitha është kthyer në një zhurmë rraskapitëse për veshët e çdo shqiptari. Shqiptarët kanë 25 vjet që dëgjojnë nga Berisha ne “Meshat e PD“, “zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. Po të njëjtën shprehje dëgjojnë përditë nga pinjolli i tij i cili duhet të kishte bërë përpjekjen më të vogël të paktën për të ndryshuar shprehitë e të folurit në publik.

A ofron bashe një model menaxhimi? Jo. Basha dështoi në ofrimin e një modeli menaxhues në bashki. Paturpësisht mëkëmbësit e tij të bashkisë së vjetër që betohen se do të ofrojnë republikën e re pranojnë edhe dështimin, duke thënë që “planin që kishim ne e realizuan këta”. E teksa i shikon të mburren që e kishin një plan në lëtër por që nuk e bën kurrë realitet të kujtohet shprehja “ Cbëhet kështu në shtëpinë tonë, kush punon e kush lëvdon”

Po a është Basha model i qëverisjes së ndershme e pa korrupsion ? Ky është kampi ku Basha është qesharak deri në dhimbje. Para një muaji doli dhe premtoi që do te bëj tendera transparentë, çdo tender do të ketë më shume se dy oferta, dhe që do të zhduk nga themelet korrupsionin në këto procese.

Tinëz kërkoi falje publike vetëm për koncesionin e kolaudimit të makinave nga 173 koncesione të dhëna në kohën e qeverisjes së PD. Them tinëz sepse është koncesion i firmosur nga kundërshtari tij politik brenda Partisë I ndjeri Olldashi, që siç duket edhe nga varri e tremb.

Tek dëgjon premtimet e tij plot fjalë boshe thënë zë çjerrë e pa emocion, ravizoj në mendje një ujk që petkun e ri e ka qujtur republika e re , por nuk na ofron garanci nëse është larguar nga zakonet e vjetra të vjedhjeve galoponte si e Rrugës së Kombit.

Kontrata u nënshkrua në atë kohë, pa marrëveshje të kufizuar të çmimit dhe aq më keq në mungesë totale të një plani ndërtimi, duke lejuar që çmimi të rritet e të dalë jashtë kontrollit . kjo u kushtoi taksapaguesve shqiptarë para shtesë rreth 191 milionë eurosh.

Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”.

Ish-ministri i transportit Lulzim Basha, është burri që sot premton nën petkun e Konceptit imagjinar të Republikës së re transparencë, dhe procedura të rregullta. Ky themelues i republikës së re me bazë zakonet e vjetra , zgjodhi fituesin me metodë të përshpejtuar sepse ishte e nevojshme, “ pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milion euro – 60 milionë nga mungesa e rritjes ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura”. Asnjëherë asnjë dëshmi nuk është prezantuar për të justifikuar këto shuma.

Ish-ministri i transporteve nuk është vetëm ekzekutuesi i mega aferës së Rrugës së Kombit, por edhe ish-ministri i brendshëm në ekzekutimin e 4 të pafajshmëve në bulevard, është pinjolli i zgjedhur nga Berisha për të qenë kukulla e tij, por mbi të gjitha është ofenduesi me i madh i inteligjencës së shqiptarëve.

Çadrën e ka kthyer në panairin e kotësive, dhe paturpësisht u kërkon shqiptareve të harrojnë mëkatet e tij duke parë “mëkatet e pushtetit aktual.

Zoti Basha, mbështetësit e PD duhet të ngrihen kundër teje, duhet ti luten zotit jo të bekojë Shqipërinë por të shpëtojë PD-në nga Doktori dhe Ty, Por mesa duket ndër tyre u ka humbur kjo shpresë. Duhet të rebelohen çdo ditë dhe të kërkojnë që opozita të drejtohet nga njerëz të cilët nuk janë kanë vjedhur vrarë, apo keq menaxhuar.

Në të kundërt , për sa kohë që asgjë nuk ka ndryshuar ju mund të çirreni sa të doni duke thënë ” në Republikën e re nuk ju vjedh më, nuk vras më “ por në 18 Qershor përgjigja që do të merrni nga populli është “ Të është bërë zakon e nuk e lë”.

Komento
Mos Humbisni:
Afera e CEZ/ Kallëzim Penal Shkëlzen Berishës, rrezikon 3 vite burg!

Close