LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Në vënd të viagrës…

Në vënd të viagrës…

Zgjerimi i hartës së moshave që kanë përfshirë impotencën mashkullore, ka bërë që të kryhen studime intensive për të zëvendësuar në mënyrë bio, preparatet mjekësore si viagra apo cialis.

Për këtë studiuesit kanë analizuar një numër ushqimesh dhe kanë arritur në përfundimin se është një frutë shumë produktiv për t’u përdorur në vend të viagrës.
Shalqini përmban një substancë të quajtur citrulinë, e cila është baza e një serë reaksioneve që nxisin zgjerimin e enëve të gjakut me efekte të krahasueshme me ato të viagrës.

Duke konsumuar sasi të mjaftueshme të shalqinit trupi merr citrulinën, një aminoacid i cili transformohet në argininë, një aminoacid që vepron pozitivisht në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut si dhe në atë imunitar.

Arginina, sipas studiuesve në Texas A M University të udhëhequr nga Bhimu Patil, rrit oksidin azotik i cili qetëson kapilarët e gjakut. Veprimi nuk është specifikisht njësoj si viagra, por mund të ketë efekt të njëjtë, pa marrë ilaçe.

Për më tepër, konsumi i shalqinit ka një efekt pozitiv kundër hipertensionit dhe probleme të tjera kardiovaskulare dhe pa efekte anësore. Kujtojmë veç të tjerash se shalqini ka një të përqindje të lartë të mineraleve dhe vitaminave C dhe A, fosforit dhe kaliumit.

I përdorshëm gjerësisht në dietë për shkak se ai është i përbërë nga 95% ujë dhe pak sheqer, nga 3,7-6,4%, pra shumë pak, përkundrejt mollëve (11-15%) dhe dardhave (9,5-15,5% ).

Loading...
More in Shendeti
Veshjet që dëmtojnë shëndetin

Close